Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Joel Embiid spektakolar, prek sërish kufirin e 50 pikëve për ndeshje

Ekzaktësisht një muaj para ndeshjes tradicionale all-star game, që sivjet do të zhvillohet në shtëpinë e Cleveland Cavaliers Rocket Mortgage FieldHouse Joel Embiid preku për herë të dytë në karrierë kufirin e 50 pikëve, për të ndihmuar ekipin e Philadelphia 76ers që të ngjitet në pozicionin e pestë në Konferencën e Lindjes. Franchise nga Pennsylvania përmbysi disavntazhin e 10 pikëve ndaj Orlando Magic, duke regjistruar fitoren e tretë në katër sfidat e fundit.

Sërish pa Danny Green dhe Ben Simmons skuadra e drejtuar nga trajneri veteran Doc Rivers shfrytëzoi më së miri avantazhin e faktorit fushë, për të mposhtur në Wells Fargo Center ekipin nga Florida. Përpara 20.081 spektatorëve dy skuadrat zhvilluan një pjesë të parë të ekuilibruar, sidoqoftë Magic shkuan në interval me epërsinë e dhjetë pikëve, falë rezultatit 57-47. Avantazhi i miqve zgjati deri në mesin e fraksionit të tretë të takimit dhe Phila mori kontrollin e ndeshjes për të mbyllur periodën e tretë me epërsinë e 14 pikëve. Në 12’ përmbyllës të takimit falë break-ut 19-6 vendasit fluturuan në avantazhin e plot 27 pikëve. Me vetëm 8 fitore në 45 sfidat e mëparshme formacioni i Orlandos përfaqësonte padyshim edhe ekipin më të dobët, përgjatë sezonit të rregullt të këtij edicioni dhe të ndërgjegjshëm për një fakt të tillë si dhe për diferencat e mëdha ndërmjet dy skuadrave vendasit u kufizuan thjeshtë për të administruar epërsinë e krijuar.

Përfundimisht ekipi i Philadelphia-s triumfoi me shifrat 123-110, duke siguruar në këtë mënyrë fitoren e 10 në 12 ndeshjet e fundit në “regular season”. Sulmuesi nga Kameruni barazoi rekordin e tij të mëparshëm, teksa e mbylli takimin me plot 50 pikë. 27-vjeçari nga Yaounde realizoi 17 nga 23 tentativat e tij nga loja si dhe 15 nga 17 gjuajtjet e lira, për të udhëhequr ekipin e tij në suksesin e 26 sezonal. Kështu Joel Embiid iu bashkua edhe dy basketbollistëve legjendarë të franchise-t nga Pennsylvania si Wilt Chamberlain dhe Allen Iverson, të cilët janë të vetmit lojtarë në gjithë historinë e 76ers, që kanë shënuar minimalisht 50 pikë në më shumë se një ndeshje. Edicioni i 76 në NBA ktheu gjithcka si më parë dhe sic dihet në sezonin aktual skuadrat pjesëmarrëse do të zhvillojnë përsëri nga 82 takime në regular season.

Të gjithë ekipet e kanë kaluar që javën e shkuar gjysmën e sezonit të rregullt, sidoqoftë me suksesin ndaj Orlando Magic Philadelphia tani numëron 26 fitore e 18 humbje. Sezonin e kaluar Phila e mbylli “regular season” pas 72 takimeve në vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ndërsa aktualisht 76ers pozicionohen në vendin e dytë edhe në Divizionin e Atlantikut, me dy fitore më pak se sa ekipi i Brooklyn Nets. Shkëlqeu gjithashtu edhe basketbollisti serb Nikola Jokic, i cili kënaqi pa masë tifozët me një triple – double, për t’i dhënë ekipit të Denverit një fitore të madhe në overtime ndaj formacionit të Los Angeles Clippers. Në “Ball Arena” përpara 14.547 të pranishmëve Nuggets përmbysën disavantazhin e plot 15 pikëve që kishte franchise nga Colorado ndaj ekipit kalifornian, për të triumfuar me shifrat 130-128 pas kohës shtesë dhe regjistruar fitoren e tretë në katër sfidat e fundit.

Kapiteni i Denverit i cili do të festojë 27-vjetorin e tij në mesin e muajit të ardhshëm e mbylli ndeshjen me 49 pikë, 14 rebound e 10 asist, gjithsesi ishte shoku i tij i ekipit Aaron Gordon që me një gjuajtje të saktë për tre në kohën shtesë, për më tepër vetëm 2” para sirenës që përmbysi disavantazhin 128-127, për të konsoliduar pozitat në vendin e dytë në Divizionin e Veriperëndimit, pas Utah Jazz. Nikola Jokic e përfundoi kështu ndeshjen me vetëm një pikë më pak nga rekordi i tij personal, ndërkaq Clippers pësuan disfatën e tretë në katër sfidat e fundit, duke rrëshqitur në pozicionin e nëntë në Perëndim, me 22 fitore e 24 humbje, pra larg zonës së play off-it dhe tre vende poshtë ekipit të Denver Nuggets, që aktualisht renditet në vendin e gjashtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...