Connect with us

Hi, what are you looking for?

NBA

NBA/ Kampionët bien në Houston, Lakers del nga kriza

Kampionët në fuqi të NBA, Denver Nuggets pësuan një disfatë në fushën e Houston Rockets. Këta të fundit vazhdojnë ecurinë e fitoreve radhazi, duke hedhur kandidaturën e pretendentëve në këtë sezoni.

Në ndeshjen e luajtur në “Toyota Center” vendasit nuk e nisën mirë takimin, teksa Nuggets triumfoi në dy periodat e para me rezultatin e përgjithshëm 50-46. Në fraksionin e dytë të sfidës, Rockets ishin më kërkues dhe perioda e tretë u mbyll në avantazhin e dy pikëve. Në 10 minutat e fundit të përballjes, Houston fitoi mes spektaklit, teksa i gjithë takimi u mbyll në shifrat 107-104.

Më i miri mbi parket ishte sërish Nikola Jokic me 36 pikë dhe 21 topa në tabelë. Statistika që nuk mjaftuan që Nuggets të shmangnin humbjen. Ndërkohë, nga ana tjetër, VanVleet ishte protagonist për Rockets, ku arriti të realizonte 26 pikë. Kryesimi në Konferencën e Perëndimit mbahet nga Nuggets, ndërsa Houston renditet në vendin e katërt.

Lexo edhe: 

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Los Angeles Lakers duket se e ka kapërcyer momentin negativ, teksa mori fitoren e dytë radhazi. Kësaj here skuadra u udhëhoq nga Anthony Davis, protagonist absolut ndaj Portland Trail Blazers me 30 pikë dhe 13 topa në tabelë. Ndeshja nisi mirë për Lakers, por në periodën e dytë miqtë kaluan në avantazh duke mbyllur pjesën e parë të sfidës me 1 pikë përpara, 57-56.

Pas pushimit, Lakers ishin dukshëm superior dhe e mbyllën periodën e tretë në avantazh të 12 pikëve. Në fund, me gjithë përpjekjet e Blazers, fitorja nuk ndryshoi kah, teksa rezultati final ishte në favor të Lakers 116-110.

Bie në sy humbja në shtëpi e Golden State Warriors përballë Minnesota Timberwolves. Pavarësisht 38 pikëve të Stephen Curry, vendasit nuk arritën dot më shumë në këtë përballje. Për miqtë shkëlqyen dyshja Edwards-Town me 55 pikë në total. E gjithë përballja u mbyll në shifrat 110-116.

Më tej, 76ers mundën në shtëpi Indiana Pacers 137-126, ndërkohë Bullsat triumfuan 119-108 ndaj Pistons. Heat mposhti 118-113 në transfertë San Antonio Spurs.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...