Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Lakers bie në Boston, Warriors mposhtet në shtesë

Pas tre humbjeve radhazi, Boston Celtics ka reaguar fuqishëm dhe ka fituar me rezultatin e thellë 139-107, ndonëse përballë kishte një prej skuadrave më në formë të sezonit në NBA, Los Angeles Lakers.

Në “TD Garden” të Bostonit, vendasit morën epërsinë që në fillim dhe nuk lëshuan për asnjë moment, duke arritur një fitore të bukur dhe bindëse, falë një paraqitjeje mjaft të mirë edhe të lojtarëve si Tatum, Brown dhe Walker.

Golden State Warriors i shkoi shumë pranë fitores së dytë radhazi në kampionat, por dështoi vetëm pas kohës shtesë në sfidën e zhvilluar në transfertë përballë Portland Trail Blazers.

Miqtë humbën fraksionin e parë, por reaguan mirë në dy pjesët e radhës dhe morën epërsinë, megjithatë koha e rregullt u mbyll vetëm në barazim 113-113, ndaj për të gjetur fituesin, ishte nevoja e kohës shtesë, ku vendasit morën epërsinë dhe triumfin final me shifrat 129-124.

Një sfidë mjaft interesante ishte edhe ajo mes Phoenix Suns dhe San Antonio Spurs, me këta të fundit që fituan jo pa vështirësi me rezultatin e ngushtë 118-120. Spurs e nisën vrullshëm ndeshjen dhe në gjysmën e parë dominuan duke vendosur një epërsi të konsiderueshme.

Megjithatë në gjysmën e dytë të ndeshjes ranë në qetësi dhe u lejuan shumë terren kundërshtarëve, që të udhëhequr nga forma e shkëlqyer e Booker me 37 pikë, i shkuan shumë pranë përmbysjes së madhe.

Në takimet e tjera, Denver Nuggets triumfoi me shifrat 100-107 në transfertën ndaj Minnesotta Timberwolves, ndërsa Utah Jazz mposhti bindshëm 118-88 Indiana Pacers.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...