Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers bien ndaj Houston, festë për Raptors e Nuggets

Pa Lebron James, Los Angeles Lakers vazhdon të jetë një skuadër shumë e brishtë dhe me shumë ulje ngritje. Kalifornianët nuk arritën të menaxhonin një avantazh prej 18 pikësh në pjesën e parë duke u mposhtur pas kohës shtesë në transfertën e vështirë të Toyota Center ndaj Houston Rockets. Sfida më e luftuar e mbrëmjes në NBA përfundoi me rezultatin 138-134 në favor të Rockets dhe diferencën e bëri i përhershmi James Harden, autori i 48 pikëve ndërsa i ndihmoi të tijët edhe 6 asiste e 8 rebound. Në krahun tjetër më i miri ishte Kyle Kuzma me 32 pikë. Me këtë fitore Houston u ngjit në vendin e 5-të në Perëndim ndërsa Lakers zbriti nga zona play-off duke rrëshkitur në vendin e 9-të. Nuk ndalet as Toronto Raptors. Skuadra kanadeze mori fitoren e 8-të në 10 ndeshjet e fundit pasi kaloi pa vështirësi në shtëpi me rezultatin e thellë 119-90 Memphis Grizzlies duke ushtruar presion ndaj Milwaukee Bucks për vendin e parë në konferencën e Lindjes. Green dhe spanjolli Serge Ibaka ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Toronton teksa të dysëbashku arritën kuotën e 42 pikëve. Nuk gabon as Denver Nuggets që mori fitoren e rradhës pasi mposhti shumë thjeshtë me rezultatin 124-102. Falë lojës së mirë të dyshes Murray-Jokic, Denver është vetëm një fitore larg kryesuesve të Golden State Warriors. Me 30 pikë të realizuara nga Eric Bledsoe dhe 25 pikë 5 asiste e 13 rikuperime të Giannis Antetokuonmpo, Milwaukee Bucks triumfoi me shifrat 118-108 brenda në Florida përballë Orland Magic duke ruajtur kreun në konferencën e Lindjes.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...