Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers bien sërish, Denver nuk ndalet!

Moment jo për Los Angelos Lakers në Nba. LeBron James me shokë pësuan humbjen e dytë radhazi duke cënuar pozitat e tyre në klasifikimin e konferencës së Perëndimit. Në Barclays Center 16-herë kampionët e NBA u mposhtën me rezultatin 115-110 nga Brooklyn Nets duke pësuar disfatën e 13-të në 31 takime gjithsej. Mbreti James e bëri siç duhet punën e tij pasi realizoi 36 pikë ndërsa kontribuoi edhe me 8 asiste e 13 rikuperime, por as paraqitja e shkëlqyer e LeBron dhe as 45 pikët e dyshes Lonzo Ball-Kyle Kuzma nuk u mjaftuan  Lakers-ave për të evituar këtë disfatë. Te Brooklyn spikati ish basketbollisti i skuadrës kaliforniane D’Angelo Rusell, autori i 22 pikëve por edhe 13 asisteve e 4 rikuperimeve.

Vijon forma e mirë e Denver Nuggets që regjistroi suksesin e 4-t radhazi pasi mposhti 126-118 Dallas Mavericks duke ruajtur kreun në konferencën e Perëndimit. Serbi Nikola Jokic ishte padiskutim më i miri mbi parket për Nuggets në Pepsi Center pasi realizoi 32 pikë ndërsa shtoi edhe 16 rebound. Te miqtë nga Teksasi nuk mjaftuan 53 pikët e dyshes Barnes-Doncic. Për Dallas kjo ishte humbja e tretë radhazi. La pas momentin negativ Atlanta Hawks. Skuadra nga Georgia u rikthye te fitorja falë suksesi 118-110 ndaj Washington Wizards. Diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Atlantës ndërkohë që kryqytetasve nuk u mjaftoi paraqitja e Bradley Beal autori i 29 pikëve. U ndal në 7 ecuria e fitoreve radhazi për Indiana Pacers. Në Indianapolis Indiana u mposht me rezultatin e ngushtë 91-92 nga Cleveland Cavaliers në një sfidë ku lojtari që spikati më shumë ishte lituanezi Sabonis i vendasve me 17 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...