Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers dhe Bucks nga 7 fitore radhazi, San Antonio dhe Golden State në krizë të thellë

Në Nba është momenti i Los Angeles Lakers. Janë 7 fitoret radhazi të skuadrës kaliforniane dhe plot 15 në 16 ndeshjet e fundit. “Viktima” e fundit e LeBron James dhe Anthony Davis me shokë ishte San Antonio Spurs që u mposht brenda në AT&T Center nga Lakers me rezultatin 104-114. Me 33 pikë 3 rebound dhe 14 asiste mbreti James ishte ai që udhëhoqi skuadrën e Frank Vogel drejt fitores së radhës ndërkohë që paraqitje të mirë bëri edhe Anthony Davis i cili koleksionoi 19 pikë 12 rebound dhe 6 asiste. San Antonios në krahun tjetër që është në një krizë të thellë rezultatesh pasi pësoi humbjen 9-të në 10 ndeshjet e fundit, nuk i mjaftuan 54 pikët e realizuara nga dyshja Aldridge-DeRozan. Nuk di më të ndalet as Milwaukee Bucks që gjithashtu mori fitoren e 7-të radhazi pasi mposhti në Wisconsin 122-118 Utah Jazz në një ndeshje ku diferencën e bëri i përhershmi Giannis Antetokounmpo autor i 50 pikëve, ndërsa shtoi edhe 14 rebound e 6 asiste. Kjo ishte fitorja e 14-të në 17 takime për Bucks të cilët kryesojnë konferencën e Lindjes. Një sukses me peshë morën edhe kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors që mposhtën 101-96 Philadelphia 76-ers falë 49 pikëve të realizuara nga dyshja Siakam-VanVleet.  Nuk di të ngrejë kokë Golden State që ka filluar ta “shikojë” me dylbi që tani fazën play-off, pasi pësoi humbjen e 15-të në 18 ndeshje në total. Warriors u mposhtën në Oracle Arena me rezultatin e ngushtë 97-100 nga Oklahoma City Thunder.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...