Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers dhe Clippers vijojnë ecurinë perfekte, “ringjallet” Golden State

Los Angeles Lakers “fluturojnë” me dyshen e ëndrrave Anthony Davis-LeBron James. Falë dy yjeve të tyre kalifornianët regjistruan fitoren e 9-të radhazi dhe të 16-ën në 17 ndeshjet e fundit. Rikthimi në New Orleans për t’u përballur për herë të parë si kundërshtar me ish-skuadrën e tij rezultoi fatsjellës për Anthony Davis i cili me 41 pikë 9 rebound dhe 1 asist udhëhoqi Lakers drejt një përmbysjeje të madhe me skuadrën nga Los Angelesi që triumfoi në parketin e Pelicans me shifrat 114-110. Një paraqitje mbrësëlënëse bëri edhe i përhershmi LeBron James i cili me 29 pikë 5 rebound dhe 11 asiste. U rikthye më në fund te suksesi Golden State Warriors që mposhti me rezultatin 104-90 Chicago Bulls në Oracle Arena. Një fitore e merituar e Golden State e 4-ta sezonale, që erdhi me shumë mungesa pasi në këtë sfidë vetëm Draymond Green zbriti në parket pas dëmtimit, pasi Curry, Thompson, Rusell, Evans dhe Looney vazhdojnë të jenë të dëmtuar, një formacion i tërë ky. Vijon formën e mirë edhe Los Angeles Clippers që mori fitoren e 7-të rresht falë suksesit 121-119 në shtëpinë e Memphis Grizzlies. Williams dhe Harrel me nga 24 pikë secili ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Clippers. Një formë fantastike po kalojnë edhe kampionët në fuqi të Toronto Raptors që mposhtën lehtësisht 126-98 New York Knicks. Heroi i kanadezëve ishte edhe njëherë kamerunasi Siakam me 314 pikë të realizuara. Falë 34 pikëve të James Harden dhe 27 të Rusell Westbrook bëri detyrën edhe Houston Rockets që kaloi me shifrat 117-108 Miami Heat në Toyota Center. Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale për Houston që u rikthye te suksesi pas 3 humbjesh rresht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...