Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers dhe Miami në krizë, fitojnë Clippers dhe Kings!

Los Angeles Lakers ngjajnë me një skuadër të tjetërsuar pa dy yjet e tyre LeBron James dhe Anthony Davis të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Kalifornianët pësuan humbjen e 4-t radhazi në NBA pasi u mposhtën nga kryesuesit e Konferencës së Lindjes, Philadelphia 76ers brenda në Staples Center. Për skuadrën nga Pensylvania kjo ishte fitorja e 4-t rresht me 76ers që triumfuan me shifrat 101-109 duke regjistruar fitoren e 32-të sezonale. Pas një pjese të parë në baraspeshë totale në Staples Center, diferencën Philadelphia e bëri në periodën e tretë të cilën e mbylli në epërsinë e 18 pikëve. Reagimi i Lakers-ave në periodën e 4-t shërbeu sa për të ngushtuar diferencat pasi në fund festa ishte e gjitha për 76ers. Green me 28 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Philadelphian ndërkohë që kampionëve në fuqi të NBA nuk u mjaftuan 25 pikët e Kyle Kuzma dhe 40 pikët e dyshes Harrell-Schroder.

Një fitore me peshë mori skuadra tjetër kaliforniane Los Angeles Clippers që triumfoi lehtësisht me rezultatin 98-85 në transfertën teksane ndaj San Antonio Spurs. Reggie Jackson me 28 pikë dhe Paul George me 24 pikë 13 rebound dhe 4 asiste ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Clippers drejt suksesit të radhës. Vijon kriza e Miami Heat që pësoi humbjen e 5-të rresht pasi u mposht në American Airlines Arena nga Portland Trail Blazzers me rezultatin 125-122. McCollum me 35 pikë ishte thjeshtë fantastik për skuadrën nga Oregoni, ndërkohë që te Miami spikatën Adebayo dhe Herro me nga 29 pikë secili. Me këtë disfatë Heats zbritën në vendin e 7-të në Lindje ndërkohë që Portland ruajti vendin e 6-të në Perëndim. Moment pozitiv për Sacramento Kings që regjistroi suksesin e 5-të në 6 ndeshjet e fundit pasi triumfoi shumë thjeshtë ndaj Golden State Warriors me rezultatin 141-119. De’Aaron Fox me 44 pikë në total ishte thjeshtë mbresëlënës për Kings të cilët regjistruan fitoren e 20-të në 25 takime dhe shohin veten shumë pranë zonës play-off.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...