Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Lakers fitojnë me “triple double” të LeBron, James Harden magjeps me 55 pikë

Mbrëmje magjike në NBA, me emra të mëdhenj të kompeticionit elitar që shkëlqyen dhe dhuruan emocione pa fund në ndeshjet respektive.  LeBron James mori përsipër të udhëhiqte Los Angeles Lakers drejt fitores së 22-të sezonale përballë Orlando Magic 87-96. “Mbreti” James ishte pa dyshim më i miri mbi parket me “triple double”, 25 pikë, 10 asiste e 11 “rebound”, ndërsa Anthony Davis këtë radhë u ndal me 16 pikë e 12 rikuperime.

Nga LeBron James te James Harden, me këtë të fundit që realizoi thuajse gjysmën e pikëve në suksesin 110-116 të Houston Rockets në parketin e Cleveland Cavaliers. “Mjekroshi” shënoi plot 55 pikë, ndërsa Russell Westbrook shtoi 23 pikë të tjera për Rockets. Për Cavaliers më i miri rezultoi Porter Jr. K. me 24 pikë.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme edhe për Kemba Walker, autor i 44 pikëve në fitoren 122-117 të Indiana Pacers përballë Boston Celtics. Një sukses i rëndësishëm për Indianën, që renditet në vendin e gjashtë në Konferencën e Lindjes.

Kawhi Leonard u prit me ovacione në “Scotiabank Arena”, edhe pse si kundërshtar i Toronto Raptors, që nuk arritën të mbanin ritmin e Los Angeles Clippers, të cilët fituan 92-122. Leonard e mbylli takimin me 23 pikë, 6 asiste dhe 5 “rebound”, ndërsa shënuesi më i mirë rezultoi Siakam me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Milwaukee Bucks ia dolën të fitonin 127-122 ndaj New Orleans Pelicans edhe pa Giannis Antetokounmpo, i cili nuk u aktivizua për shkak të një problemi muskulor. Rrëmbeu skenën e “Fiserv Forum” të Milwaukee-t Redick J.J me 31 pikë, ndërsa Ingram shtoi edhe 25 pikë të tjera dhe 10 “rebound” për skuadrën më të mirë të momentit në NBA.

 Rezultatet:

Los Angeles Lakers – Orlando Magic 96-87
Los Angeles Clippers – Toronto Raptors 112-92
Houston Rockets – Cleveland Cavaliers 116-110
Boston Celtics – Indiana Pacers 117-122
Charlotte Hornets – Brooklyn Nets 113-108
Utah Jazz – Minnesota Timberwolves 127-116
Atlanta Hawks – Chicago Bulls 102-136
Memphis Grizzlies – Phoenix Suns 115-108
New Orleans Pelicans – Milwaukee Bucks 112-127
OKC Thunder – Sacramento Kings 93-94
New York Knicks – Golden State Warriors 124-119

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...