Basketboll

NBA/ Lakers “fluturojnë” me LeBron-Davies, Toronto bie ndaj Pihladelphias

Los Angeles Lakers ka marrë një fitore spektakolare me rezultatin 142-125 përballë Minnesota Timberwolves, duke konfirmuar kështu një sezon tejet pozitiv me 21 fitore në 24 ndeshjet e para.

Të udhëhequr nga dyshja Anthony Davies dhe LeBron James, Lakers nuk diskutuan për asnjë moment fitoren, pasi ishin tërë kohës në avantazh dhe humbën vetëm fraksionin e tretë me një pikë diferencë.

Anthoni Davies u shpall më i miri i ndeshjes me 50 pikë, 7 rikuperime dhe 6 asiste, ndërsa edhe LeBron James shënoi 32 pikë, rikuperoi 4 topa dhe dha 13 asiste, duke kompletuar një paraqitje fantastike.

Edhe skuadra tjetër e Los Angeles, Clippers vazhdon të bëjë paraqitje mbresëlënëse, pasi mori fitoren e 17 sezonale në transfertën e “Capital One Arena” përballë Washington Wizards, me rezultatin 119-135.

Kawhi Leonard ishte protagonist për Clippers me 34 pikë të shënuara, 11 topa të rikuperuar dhe 5 asiste, ndërsa skuadra nga Los Angeles dominoi 3 nga 4 fraksionet e lojës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ka zhgënjyer ndërkohë Dallas Maverick, që është mposhtur në shtëpi me rezultatin e ngushtë 106-110 nga ana e Sacramento Kings. Këta të fundit dominuan bindshëm gjysmën e parë të ndeshjes dhe ndonëse vendasit u zgjuan në pjesën e dytë, nuk arritën të përmbysin rezultatin, pasi edhe Doncic e Hardaway nuk u ngjitën në lartësinë e zakonshme.

Sfidë spektakolare u zhvillua edhe në “Airlines Arena” të Miamit, ku Heat mposhti Chicago Bulls me rezultatin 110-105 vetëm pas kohës shtesë, pasi 4 fraksionet e kohës së rregullt përfunduan në barazim 97-97.

Në takimet e tjera, Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 110-104 ndaj kampionëve në fuqi të Toronto Raptors, ndërsa Ocklahoma City Thunder mposhti Portland Trail Blazers me rezultatin 108-96.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency