Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers “fluturojnë” me LeBron, mposhtet Utah Jazz!

Vijon momenti i artë për Los Angeles Lakers në NBA. Kalifornianët regjistruan fitoren e 4-t radhazi pasi mposhtën në Staples Center me shumë lehtësi Charlotte Hornets me rezultatin 116-105. Kampionët në fuqi të NBA e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë pasi në fund dy periodave të para kryesonin me 15 pikë epërsi. Diferencën në këtë sfidë e bëri mbreti James, me LeBron që koleksionoi në total 37 pikë 8 rebound dhe 6 asiste. Në mungesë të Anthony Davis dhe Marc Gasol, një dorë Lakers-ave në këtë sukses ua dha edhe gjermani Denis Schroder autor i 24 pikëve. Kjo ishte fitorja e 28-të në 41 takime për LeBron James me shokë, me skuadrën e Frank Vogel që parakaloi në renditje Phoenix Suns duke marrë vendin e 2-të në Perëndim. Në një formë të shkëlqyer është edhe Atlanta Haëks. Skuadra nga Georgia regjistroi fitoren e 7-të rresht pasi mposhti pa shumë vështirësi Oklahoma City Thunder me rezultatin 116-93.

Dy më të mirët mbi parket për Atlantën ishin Trae Young dhe Bojan Bogdanovic të cilët realizuan nga 23 pikë secili. Washington Wizards në mënyrë surprizuese i dha fund krizës prej 5 humbjesh rresht duke mposhtur kryesuesit e Konferencës së Perëndimit Utah Jazz. Në kryeqytet falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të dyshes Bradley Beal-Rusell Westbrook, Wizards triumfuan me rezultatin 131-122. Bradley Beal shënoi 43 pikë, 1 më shumë se Mitchel i Utah duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërkohë që ishte thjeshtë magjik Rusell Westbrook me një tjetër triple-double. Ylli i Washington koleksionoi në total 35 pikë, 13 rikuperime poshtë tabelës dhe 15 pasime deçizive. Buzëqeshi edhe Portland Trail Blazzers që për meritë edhe të Damian Lillard autor i 36 pikëve mposhti në Moda Center në Oregon New Orleans Pelicans me rezultatin 101-93.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...