Basketboll

NBA/Lakers kthehen te fitorja, për Rockets s’mjaftojnë 50 pikët e Harden

Los Angeles Lakers ringrejnë menjëherë kokë pas humbjes shtëpiake ndaj Mavericks. LeBron james me shokë triumfuan 96-105 në “Pepsi Center” të Denverit përballë Nuggets, duke e çuar në 18 numrin e fitoreve sezonale. Vendimtare edhe në këtë përballje dyshja James-Davis me nga 25 pikë secili. LeBron dha gjithashtu 9 asiste, ndërsa Davis e mbylli me “double double”, pasi përveç 25 pikëve regjistroi edhe 10 “rebound”. Për Nuggets më i miri rezultoi Jamal Murray me 22 pikë, ndërsa Nikola Jokic mbeti në hije.

Në përballjen mes Toronto Raptors dhe Miami Heat, fituesi u përcaktua më kohën shtesë (koha e rregullt u mbyll 108-108). Jimmy Buttler u shfaq përcaktues me gjuajtjet e tij të sakta, ndërsa kanadezët vuajtën shumë për të gjetur koshin e për rrjedhojë takimi u mbyll 110-121 në favor të ekipit nga Florida. Ish-basketbollisti i 76-ers (Buttler) shkëlqeu me “triple double”, 22 pikë, 12 asiste dhe 13 “rebound”, ndërsa Duncan Robinson dha ndihmesën e tij po me 22 pikë.

U nevojit koha shtesë edhe në derbin teksan mes San Antonio Spurs dhe Houston Rockets, me të zotët e shtëpisë që festuan me vetëm dy pikë më shumë, 135-133. Nuk mjaftoi për Rockets një James Harden në superformë, me “Mjekroshin” e famshëm të NBA që realizoi plot 50 pikë, e as Clint Capela me 22 pikët dhe plot 21 “rebound” të tij. Rezultoi i pavlefshëm, paradoksalisht, edhe “triple double” i Russell Westbrook (19 pikë, 10 asiste dhe 10 rikuperime). Për Spurs morën më shumë vlerë paraqitjet e Lonnie Walker IV dhe Bryn Forbes, respektivisht me 28 dhe 25 pikë.

Përmbushen pritshmëritë edhe në takimin e “Smothie King Center” të New Orleans, ku Pelicans u dorëzuan pa kushte 97-118 përballë Dallas Mavericks, në radhët e të cilëve spikati i zakonshmi Luka Doncic, autor i 33 pikëve dhe 18 “rebound”.

 

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Detroit Pistons 94-127

Washington Wizards-Orlando Magic 120-127

New Orleans Pelicans-Dallas Mavericks 97-118

Toronto Raptors-Miami Heat 110-121

San Antonio Spurs-Houston Rockets 135-133

Denver Nuggets-Los Angeles Lakers 96-105

Los Angeles Clippers-Portland Trai Blazers 117-97

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency