Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers mposhten nga Bucks, fitojnë Utah, Brooklyn dhe Phoenix!

Debutimi i Andre Drummond nuk rezultoi fatësjellës për Los Angeles Lakers të cilët u mposhtën lehtësisht nga Milwaukee Bucks brenda në Staples Center ndërkohë që Drummond u dëmtua pas vetëm disa minutash lojë. Pa dy yjet e skuadrës LeBron James dhe Anthony Davis të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar Lakers u mposhtën nga Bucks me shifrat 97-112, në një ndeshje që u vendos në periodën e dytë dhe të tretë aty ku skuadra nga Wisconsin tregoi supermacinë e saj. Holiday dhe Antetokounmpo respektivisht me 28 dhe 25 pikë ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Bucks drejt suksesit të 30-të në këtë sezon. Pavarsisht se u traumatizuan gjatë udhëtimit për Tenesee pasi avioni me të cilin po udhëtonin goditi një tufë zogjsh shtegëtarë dhe dogji një nga motorët duke bërë ulje të detyryeshme, basketbollistët e Utah Jazz shfaqën versionin e tyre më të mirë në sfidën ndaj Memphis Grizzlies duke triumfuar me rezultatin 111-107 në transfertën e FedExForum.

Morant ishte thjeshtë i përkryer për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit teksa arriti të realizonte plot 36 pikë. Për Utah kjo ishte fitorja e 7-të radhazi dhe e 36 në 47 takime. Vijon forma e shkëlqyer edhe për Brooklyn Nets që mori fitoren e 11-të në 13 ndeshjet e fundit pasi kaloi lehtësisht me rezultatin 120-108 Houston Rockets duke marrë edhe kryesimin e Konferencës së Lindjes. Pa afrimin më të ri LaMarcus Aldridge dhe Kevin Durant, diferencën në këtë ndeshje e bëri Kyrie Irving autor i 31 pikëve ndërsa kontribuoi edhe me 6 rebound e 12 asiste. Ishi i madh i sfidës James Harden u mjaftua me vetëm 17 pikë në këtë ndeshje duke u kursyer ndaj ish-skuadrës së tij. Vazhdon të fitojë edhe Phoenix Suns në Perëndim që mori fitoren e 4-t rresht pasi kaloi me rezultatin 121-116 Chicago Bulls. Davon Booker me 45 pikë ishte heroi i padiskutueshëm i Phoenix në këtë sfidë me skuadrën nga Arizona që regjistroi fitoren e 33-të sezonale.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...