Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers mposhten pas 7 fitoresh, i “thyejnë” kampionët në fuqi!

Pas 7 fitoresh radhazi Los Angeles Lakers bie ndaj kampionëve në fuqi të NBA. Kalifornianët u mposhtën në Staples Center nga Toronto Raptors me rezultatin 104-113, në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e kanadezëve pasi plot 6 basketbollistë të Torontos arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Më të mirë mbi parket për Raptors ishin kamerunasi Siakam me 24 pikë 11 rebound dhe 4 asiste si dhe VanVleet me 23 pikë 7 rikuperime dhe 10 asiste. Falë kësaj fitoreje Toronto ka një bilanc të njëjtë me Lakers me 7 suksese dhe 2 fitore në 9 ndeshje. Në krahun tjetër skuadrës së trajnerit Frank Vogel nuk u mjaftuan 27 pikët e Anthony Davis dhe triple-double e LeBron James me 13 pikë, 13 rebound dhe 15 asiste për të evituar këtë humbje.

U rikthye menjëherë të fitorja Milwaukee Bucks që kaloi me shifrat 121-119 Oklahoma City Thunder në shtëpinë e këtyre të fundit. 35 pikë realizoi greku Giannis Antetokounmpo i cili udhëhoqi Bucks drejt suksesit të 7-të në 10 ndeshje. Vazhdon forma e mirë edhe për Phoenix Suns që që mori fitoren numër 6 dhe çfarë fitoreje. Skuadra nga Arizona mposhti 138-112 Brooklyn Nets për meritë edhe të Booker autori i 27 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...