Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Lakers mundin kampionët, Philadelphia vuan ndaj Brooklyn

Supersfida mes Golden State dhe LA Lakers dhuroi shumë emocione, me kampionët në fuqi që u u mundën 109-103 nga Lakers. Edhe pse mungonin dy kapitenët, Le Bron James e Stephen Curry, skuadrat prodhuan një sfidë të bukur.

Rezultati u vendos vetëm në periodën e fundit. Dennis Schroeder mori përsipër rolin e liderit në mungesë të shënuesit më të mirë në historinë e NBA, duke realizuar 26 pikë për Lakers, e duke qenë njëkohësisht shënuesi më mirë për skuadrën e tij.

Në anën tjetër, Jordan Poole i Goldan State edhe pse shënoi 29 pikë, nuk arriti dot që të shmangte humbjen për ekipin e tij. Në ndeshjet e tjera skuadra e Sacramentos mundi 133-128 pas kohës shtesë Dallas. Irving e Doncic realizuan së bashku 55 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për për të evituar humbjen.

Philadelphia mori një fitore drithëruese në transfertë ndaj Brooklyn, teksa arriti që të fitonte me rezultati e ngushtë 101-98. Ndërkohë që rikthehet te fitorja ekipi i Denver, që mundi 119-105 Charlotte. Sukses korrën dhe Cleveland, që mundi 97-89 Chicago, si dhe Miami që mposhti 107-103 Orlando.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...