Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers në krizë, zhgënjen Houston, shkëlqen Oklahoma

Los Angeles Lakers nuk arrin të ngrejë kokë. Fitorja ndaj Phoenix Suns ishte vetëm një “mirazh”, pasi skuadra kaliforniane ka pësuar humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe tashmë kualifikimi në play-off vështirësohet gjithnjë e më shumë për Lakers. Mungesa e mbretit James po ndihet shumë me kalifornianët që u mposhtën lehtësisht brenda në Staples Center nga Philadelphia 79ers me rezultatin 105-121. 36 pikët e Brandon Ingram nuk mjaftuan për Lakers të cilët pësuan disfatën e 25-të në 51 ndeshje. Më i miri mbi parket për 76ers ishte i përhershmi Joel Embiid autori i 28 pikëve 6 asisteve dhe 11 rikuperimeve, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe Jimmy Butler. Rezultoi më e vështirë sesa parashikohej sfida përballë Phoenix Suns për San Antonio Spurs. Teksanët triumfuan vetëm në fund me rezultatin e ngushtë 126-124 ndaj ekipit nga Arizona. LaMarcus Aldrige me 29 pikë 4 asiste dhe 14 rebound ishte ai që udhëhoqi Spurs drejt fitores ndërkohë që te Phoenix shkëlqeu sërish Booker me 38 pikë në total.

Zhgënjeu Houston Rockets. Skuadra teksane u mposht në shtëpi nga Neë Orleans Pelicans me rezultatin 116-121. Mungesat e dy  yjeve të ekipit Anthony Davis dhe Nikola Mirotic nuk u ndjenë aspak te Pelicans të cilët iu falën lojës së shkëlqyer së dyshes Okafor-Holiday. Në krahun tjetër James Harden koleksionoi në total 37 pikë, 6 asiste dhe 11 rikuperime. Nuk ndalet Oklahoma City Thunder. Skuadra e trajnerit Billy Donovan mori fitoren e 6-të radhazi pasi kaloi në transfertën e Floridas, Orlando Magic me rezultatin 126-117. Vazhdon të shkëlqejë Paul George autori i 37 pikëve, megjithatë Rusell Westbrook nuk njeh limite. Ylli i City Thunder edhe në këtë sfidë arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë 14 rebound dhe 14 asiste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...