Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Lakers nisin përgatitjet para-sezonale, fitojnë derbin përballë Clippers

Dy muaj pas kurorëzimit me titullin e 17 në histori, Los Angeles Lakers nisën përgatitjet për mbrojtjen e trofeut Larry O’Brien. Kampionët në fuqi kanë bërë përforcimet e duhura në merkato falë menaxherit të përgjithshëm Rob Pelinka dhe tani është koha për t’i parë të gjithë lojtarët e rinj në parket, nën urdhrat e trajnerit Frank Vogel.

Bëhet fjalë pikërisht për fazën përgatitore dhe si për ironi të fatit testin e tyre të parë parasezonal, “liqenorët” e zhvilluan ndaj rivalëve të qytetit. Bookmakers-at rendisin me radhë për titullin e sezonit 2020-21 Lakers, Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets, ndërsa Clippers pozicionohen të katërtët në listën e parashikimeve, gjithsesi në derbin e parë të Los Angeles-it në prag të edicionit të ri u vunë re fare pak diferenca ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Për hir të së vërtetës kampionët në fuqi zbritën në parketin e “Staples Center” pa dy lojtarët kryesorë LeBron James e Anthony Davis dhe kjo gjë u reflektua menjëherë edhe në rezultat. Dy ekipet rivalizuan gjatë, ndërsa kontrollin e plotë të takimit Lakers e morën vetëm në katër minutat e fundit të ndeshjes.

“Liqenorët” mbyllën periodën hapëse me epërsinë 25-22, sidoqoftë në 12 minutat e dyta të lojës spikati skuadra e drejtuar nga 43-vjeçari Tyronn Lue, ish-asistenti i trajnerit të mëparshëm Doc Rivers, që siç dihet u largua në Pennsylvani, në drejtimin e skuadrës tjetër Philadelphia 76ers. Gjithsesi kurioz është fakti që dy dekada më parë timonieri i ri i Clippers Tyronn Lue e pati filluar karrierën e tij si basketbollist pikërisht në radhët e Lakers.

Clippers shkuan në interval me avantazhin 46-43 dhe ruajtën kryesimin deri në shifrat 76-74, sidoqoftë kampionët në fuqi e shtrënguan franchise-n tjetër kalifornian për të shënuar vetëm 5 pikë në 4’ e fundit të takimit dhe Lakers fituan gjithë ndeshjen me rezultatin 87-81. Rezultatin më spektakolar në sfidat e para përgatitore e regjistroi franchise nga Oregoni Portland Trail Blazers, që triumfoi me rezultatin e thellë 127-102 ndaj Sacramento Kings.

Spikatën në “Moda Center” basketbollisti nga Bahamasi i Kings Buddy Hield me 23 pikë dhe veterani Carmelo Anthony për Blazers me 21 pikë. Me plot 21 pikë diferencë fitoi gjithashtu Houston Rockets, që triumfoi brenda në Illinois, duke mposhtur 125-104 në United Center ekipin e Chicago Bulls. Neë York Knicks mundën në Michigan Pistons, duke fituar 90-84 brenda në Little Caesars Arena ndaj Detroitit, ndërkohë në Georgia u regjistrua një tjetër sukses jashtë fushe, teksa basketbollistët e Orlando Magic ia dolën mbanë për të mundur Atlanta Hawks brenda në “State Farm Arena”, me shifrat 116-112.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...