Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers regjistrojnë “simfoninë” e 9-të, fiton edhe Boston Celtics!

Los Angeles Lakers e çojnë në 9 numrin e fitoreve radhazi. Në Staples Center LeBron James me shokë triumfuan edhe përballë Cleveland Cavaliers me shifrat e thella 128-99. Një sfidë me një drejtim ajo mes kalifornianëve dhe skuadrës nga Ohio me Lakers që vazhdojnë të mos kenë në dispozicion Anthony Davis por edhe DaMarcus Cousins për shkaqe dëmtimi. Mbreti James me 31 pikë 2 rebound dhe 8 asiste ishte lojtari më i mirë mbi parket për Lakers ndërkohë që një paraqitje të shkëlqyer në këtë sfidë bëri edhe Dwight Howard i cili koleksionoi 21 pikë dhe 15 rebound. Buzëqesh edhe Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA mori fitoren e 27-të sezonale në 38 takime pasi mposhti në TD Garden me rezultatin 113-101 Chicago Bulls.  Tatum dhe Brown koleksionuan në total 40 pikë në këtë sfidë duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen e Zac LaVine për skuadrën nga Ilinois, autor i 30 pikëve. Portland Trail Blazzers u rikthye te fitorja në NBA dhe zhyti në një krizë akoma më të thellë Charlotte Hornets. Lillard me 30 pikë dhe McCollum me 27 pikë ishin deçizivë në suksesin 115-112 të Blazzers ndaj Hornets. Fiton edhe Oklahoma City Thunder falë një super Danilo Gallinari. Italiani shënoi 30 pikë në suksesin 104-117 të City Thunder në parketin e Minnesota Timberëolves. Ben Simmons me 24 pikë 14 rebound dhe 3 asiste ishte basketbollisti më i mirë në parket por paraqitja e yllit australian nuk i mjaftoi Philadelphia 76ers që u mposht në Indianapolis me shifrat 101-95.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...