Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers regjistrojnë suksesin e parë, vijon ecuria perfekte e Warriors!

Pas dy humbjesh në dy ndeshjet e para Los Angeles Lakers ja doli të regjistronte suksesin e parë në këtë sezon të ri të NBA teksa mposhti me shumë vështirësi Memphis Grizliess në Staples Center me rezultatin e ngushtë 121-118. Një fitore nën shenjën e veteranit Carmelo Anthony autor i një paraqitjeje të shkëlqyer. 37-vjeçari i cili është transferuar gjatë këtij sezoni te Lakers shënoi 28 pikë në 27 minuta e 35 sekonda lojë për kalifornianët duke rezultuar shënuesi më i mirë mbi parket për skuadrën e Frank Vogel ndërkohë që LeBron James dhe Anthony Davis shtuan edhe 41 pikë të tjera në suksesin e Lakers.

Rusell Westbrook afrimi i bujshëm i kësaj vere te kalifornianët u mjaftua me 13 pikë 7 rebound e 13 asiste. Mori fitoren e parë në këtë sezon edhe Boston Celtics që triumfoi në transfertën ndaj Houston Rockets me rezultatin 107-97 për meritë edhe të Jason Tatum autor i 31 pikëve për 16-herë kampionët e Nba. Houston-it ndërkohë nuk i mjaftuan 30 pikët e Green dhe 20 të tjera të Wood me skuadrën nga Texasi që pësoi humbjen e dytë në këtë sezon. Vazhdon momenti i shkëlqyer për Golden State Warriors që morën fitoren e 3-të në po kaq ndeshje gjatë këtij sezoni teksa triumfuan në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento Kings me rezultatin 119-107 falë një periode të 4-t të shkëlqyer e cila vendosi edhe fatet e sfidës, me Stephen Curry që shkëlqeu me 27 pikë 7 rikuperime poshtë tabelës dhe 10 pasime deçizive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...