Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers rigjejnë fitoren, Doncic spektakolar ndaj Golden State, fitojnë Toronto e Houston

Pas 4 humbjesh, Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja në Nba dhe e bën këtë në një transfertë të vështirë pikërisht në atë të Moda Center në Oregon ndaj Portland Trail Blazzers. Kalifornianët triumfuan me shifrat 120-128 duke regjistruar fitoren e 25-të në 32 takime dhe duke ruajtur të pashqetësuar kreun e konferencës së Perëndimit. Më i miri mbi parket në fakt ishte Damian Lillard por 31 pikët e tij nuk i mjaftuan Portlandit, në krahun diferencën e bëri treshja Kyle Kuzma-LeBron James-Anthony Davis. I pari realizoi 24 pikë ndërkohë që mbreti James spikati me 21 pikë 7 rebound dhe 16 asiste. Nuk kishte të njëjtin fat me Lakers, skuadra tjetër e Los Angelesit që u mposht brenda në Staples Center nga Utah Jazz me rezultatin 107-120.

Diferencën në këtë sfidë e bëri Mitchell i cili udhëhoqi skuadrën nga Salt Lake City drejt fitores së 20-të sezonale me 30 pikë të realizuara. Clippers në krahun tjetër të cilëve nuk u shërbeu paraqitja e mirë e Paul George pësuan disfatën e 11-të në këtë sezon. Ra pas 4 fitoresh rresht, Golden State Warriors që nuk mundi të bënte asgjë përballë Dallas Mavericks dhe Luka Doncic. 35 pikët e D’Angelo Russell ishin të pamjaftueshme për vendasit pasi Luka Doncic edhe në këtë sfidë ishte thjeshtë i mrekullueshëm. Me një tjetër triple-double ku koleksionoi në total 31 pikë 12 rebound dhe 15 asiste, talenti slloven udhëhoqi Dallasin drejt një fitoreje të thellë me shifrat 121-141.

Fitojnë edhe kampionët në fuqi të NBA. Toronto Raptors u hakmorr ndaj Boston Celtics për atë humbje të thellë të pak ditëve më parë duke fituar me një diferencë të njëjtë pikësh brenda në TD Garden. 97-113 në favor të kanadezëve ishin shifrat e kësaj sfide me Toronton që iu fal Kyle Loëry-it autor i 30 pikëve ndërsa shkëlqeu edhe Serge Ibaka me 20 pikë dhe 10 rikuperime poshtë tabelës. U rikthye menjëherë te fitorja edhe Houston Rockets që mposhti lehtësisht 108-98 Brooklyn Nets falë një super paraqitjeje të James Harden autor i 34 pikëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...