Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers rikthehen te fitorja me dyshen James-Ball, buzëqeshin Oklahoma e Houston!

Los Angeles Lakers rikthehen te fitorja në NBA falë dyshes LeBron James-Lonzo Ball. Kalifornianët u ngjitën në vendin e katërt të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 128-100 ndaj Charlotte, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit. Një takim i dominuar nga LA Lakers, që kishte si protagonist të zakonshim LeBron James, autor i një “triple double”, me 24 pikë, 12 rebound e 11 asiste, ndërsa për të vendosur emrin në histori mendoi Lonzo Ball që gjithashtu arriti shifrat e dyfishta me 16 pikë 10 rikuperime dhe 10 asiste, nuk ndodhte që nga koha e Magic Johnson dhe Kareem Abdul-Jabaar në vitin 1982 që dy basketbollistë të Lakers të arrin shifrat e dyfishta në çdo aspket të lojës gjatë një ndeshjeje, ndërkohë që James dhe Ball u bënë dyshja e 8-të në historinë që regjistrojnë triple-double në një takim. Megjithatë arma kryesore në këtë sukses të ekipit kalifornian ishte kolektiviteti, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Chicagos, që mundi 98-93 San Antonio Spurs, një rezultat disi surprizë, pasi Bulls ndodhen në vendin e fundit në Lindje, me shumë probleme këtë sezon. San Antonio e udhëhoqi gjatë gjithë kohës ndeshjen, madje u shkëput deri në 20 pikë, por miqtë rikuperuan në 5 minutat e fundit, duke arritur një fitore të pabesueshme. Aldridge me 29 pikë e 12 rebound ishte më i miri për Spurs, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Chicagon u dalluan Dunn me 24 pikë e Markkanen me 23.

Në ndeshjet e tjera, Oklahoma City Thunder mundi 110-104 Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga skuadra e trajnerit Billy Donovan, me George që realizoi 33 pikë. Fitore edhe për Detroit Pistons që në Michigan mposhti 113-104 Boston Celtics, një fitore e merituar e skuadrës vendase, që në pjesën e dytë e dominoi lojën dhe triumfoi falë 27 pikëve të Griffin. Fiton edhe skuadra e Houston Rockets, që mundi 105-97 rivalët e Memphis, ndeshje e komanduar nga miqtë, që patën gjithnjë kontrollin e saj e triumfuan falë 32 pikëve, 12 rebound e 10 asiste të yllit të ekipit James Harden.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...