Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers shumë të fortë për Miami Heat, dyshja James-Davis bëjnë diferencën në finalen e parë!

Los Angeles Lakers janë shumë të fortë për Miami Heat. Skuadra kaliforniane mposhti lehtësisht ekipin nga Florida në sfidën e parë të finales së madhe të NBA, me rezultatin e thellë 116-98. Miami Heat rezistoi vetëm në periodën e parë të cilën e humbi me vetëm tre pikë diferencë, sepse më pas sfida kishte vetëm një drejtim dhe foli vetëm për Lakers. Ata që spikatën në fushë ishin të zakonshmit, Anthony Davis dhe LeBron James. I pari vijon të shënojë më shumë se të gjithë dhe këtë herë regjistroi 34 pikë, veç 5 asisteve dhe 9 topave të kapur në tabelë. Mbreti”, për një asist (realizoi 9) mund të kishte regjistruar një tjetër “triple double”, pasi shënoi 25 pikë dhe kapi 13 topa në tabelë. Jimmy Butler, i vetëm për Miami me 23 pikë, e kishte të pamundur të udhëhiqte skuadrën e tij të surprizonte Lakers. Pas dy ditësh do luhet sfida e dytë finale mes tyre me Lakers që do të tentojnë ta çojnë në 2-0 serinë e përballjeve mes tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...