Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Lakers të pandalshëm me James-Davis, vijon spektakli i Luca Doncic

Vjen fitorja e pestë radhazi dhe sigurisht vendi i parë në Konferencën e Perëndimit për Los Angeles Lakers, që duken të pandalshëm me dyshen Anthony Davis-LeBron James, me “yjet” e skuadrës kaliforniane që e mbyllin takimin gjithmonë me mbi 20 pikë.

Lakers triumfuan 96-103 në parketin e San Antonio Spurs, duke rrezikuar disi në periodën e tretë e deri në gjysmën e periodës së fundin, pasi nga +19 pikë u barazuan 90-90, por në fund, falë “yjeve” James e Davis triumfuan me 7 pikë diferencë.

Sa u përket statistikave, LeBron e mbylli me “triple double”: 21 pikë, 13 asiste dhe 11 “rebound”, ndërsa Davis me 25 pikë e 11 asiste.

Dy humbje radhazi për Houston Rockets e ndoshta dikush duhet t’i bjerë kambanës së alarmit. Skuadra teksane u dorëzua 129 – 100 në parketin e Miami Heat, por ajo që është më e frikshme lidhet me faktin se u ndëshkuan me plot 59 pikë brenda 16 minutave lojë, duke u shthurur totalisht në fazën mbrojtëse.

James Harden dhe Russell Westbrook përjetuan një mbrëmje të vështirë. “Mjekroshi” realizoi 29 pikë, duke përmirësuar disi përqindjen e realizimeve, që në këtë fillim sezoni ka lënë për të dëshiruar, ndërsa Westbroook e mbylli me 10 pikë, madje duke e gjetur për herë të parë koshin vetëm në periodën e tretë, kur sfida praktikisht ishte mbyllur, e duke shënuar plus-minusin me negativ në karrierë.

Gjithçka e lehtë për Heat, me plot 5 basketbollistë me shifër të dyfishtë pikësh, të kryesuar nga Duncan Robinson dhe Meyers Leonard, respektivisht me 23 dhe 21 pikë.

Kawhi Leonard me 30 pikë në total ishte inspiruesi i Los Angeles Clippers në suksesin 105-94 ndaj Utah Jazz, që pavarësisht se kishin në përbërje një Donovan Mitchell në superforme, me 36 pikë të realizuara në “Stpales Center”, sërish nuk arritën ta shmangnin humbjen.

Vazhdon të dhurojë spektakël në këtë fillim sezoni të NBA Luca Doncic, që udhëhoqi Dallas Mavericks në fitoren 111-131 në fushën e Cleveland Cavaliers. Slloveni e mbylli takim me “triple double”, duke realizuar plot 29 pikë, 15 asiste dhe 14 “rebound”. Më i miri për Cavs rezultoi Kevin Love po me 29 pikë.

Në dy takimet e tjera, Indiana Pacers fitoi 108-95 ndaj Chicago Bulls, ndërsa New York Nicks-Sacramento Kings u mbyll 92-113.

 

Rezultatet:

INDIANA PACERS-CHICAGO BULLS 108-95

SAN ANTONIO SPURS-LOS ANGELES LAKERS 96-103

MIAMI HEAT-HOUSTON ROCKETS 129-100

L.A. CLIPPERS-UTAH JAZZ 105-94

CLEVELAND CAVALIERS-DALLAS MAVERICKS 111-131

NEW YORK KNICKS-SACRAMENTO KINGS 92-113

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...