Basketboll

NBA/Lakers të pandalshëm me LeBron, Celtics “fluturojnë” me Hayward

LeBron James bëri diferncën mbi parket në fitoren me përmbysje të Los Angeles Lakers 112-118 në fushën e Chicago Bulls, duke realizuar “triple double” e radhës: 30 pikë, 11 asiste dhe 10 rikuperime në 35 minuta lojë. Kalifornianët e bënë diferencën në periodën e fundit me një rezultat të pjesshëm 18-38, çka u dha mundësinë të festojnë suksesin e 6-të sezonal. Lakers janë të vetmit në Konferencën e Perëndimit me vetëm një humbje në këtë fillim sezoni.

Vijon momenti pozitiv edhe për Boston Celtics, që siguruan fitoren e pestë radhazi, pasi iu imponuan Cleveland Cavaliers me rezultatin 119-113, falë paraqitjes mbresëlënëse të Gordon Hayward, që barazon rekordin personal me 39 pikë të shënuara me fanellën e Celtics.

Fitore e lehtë për Denver Nuggets, që e mbyllën takimim me Miami Heat me 20 pikë diferencë, 109-89. Shënuesi më i mirë rezultoi Jamal Murray me 21 pikë, por shumë i rëndësishëm ishte edhe “double double” i Will Barton (15 pikë dhe 10 “rebound”.

Vjen fitorja e tretë radhazi për Charlotte Hornets, që fituan pas kohës shtesë 122-120 ndaj Indiana Pacers. Vendimtar në këtë sukses të skuadrës, që është në pronësi të Michael Jordan, Devonte Graham, autor i 35 pikëve. Për Pacers rezultuan të pamjaftueshme 33 pikët e TJ Warren dhe 31 të Malcolm Brogdon.

Oklahoma City Thunder fituan ndaj Orlando Magic per 102-94, falë 24 pikëve të Shai Gilgeous-Alexander dhe 20 të Chris Paul. Krizë rezultatesh për Magic, të cilët pësuan humbjen e tretë radhazi.

Pësuan humbjen e dytë radhazi San Antonio Spurs, që këtë radhë u dorëzuan në parketin e Atlanta Hawks 108-100. Vendimtar rezultati i periodës së fundit (38-22) në favor të Hawks, të udhëhequr nga Trae Youngm autor i 29 pikëve dhe i 13 asisteve.

 

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Indiana Pacers 122-120 d.t.s

Cleveland Cavaliers – Boston Celtics 113-119

Atlanta Hawks – San Antonio Spurs  108-100

Chicago Bulls – Los Angeles Lakers 112-118

Oklahoma City Thunder – Orlando Magic 102-94

Denver Nuggets – Miami Heat 109-89

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency