Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Lakers triumfojnë ndaj Memphies, Jokiç protagonist në suksesin e Denver

Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers po konfirmojnë sërish se janë në superformë, pasi mbrëmjen e djeshme kanë siguruar edhe fitoren e katërt radhazi, që është njëkohësisht e gjashta sezonale, në 8 ndeshje të luajtura.

Transferta e “FedExForum” ndaj Memphies Grizzlies rezultoi të ishte më e komplikuar se duhet për kalifornianët, që në fund ia dolën të fitojnë me vetëm dy pikë diferencë, me rezultatin final 92-94.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe fituan fraksionin e parë, por më pas loja foli për Lakers, që fituan të tre pjesët e tjera, ndonëse me rezultat shumë të ngushtë, kjo falë edhe formës së mirë të Lebron James e Anthony Davies, që shënuan gjithsecili nga 26 pikë.

Një sfidë mjaft spektakolare u zhvillua edhe në “Staples Center” të Los Angelesit, mes Clippers-ave vendas dhe San Antonio Spurs, me këta të fundit që ia dolën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 113-116.

Kawhi Leonard ishte në një formë spektakolare, pasi shënoi 30 pikë, rikuperoi 3 topa dhe dha 10 asiste, megjithatë të gjitha këto nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë sezonale për Clippers, ndërsa te Spurs spikatën Murray dhe Mills.

Denver Nuggets regjistruan fitoren e tretë sezonale, pasi mposhtën me rezultatin 123-116 Minnesota Timberwolves në “Ball Arena”. Serbi Jokiç ishte protagonist absolut për vendasit, pasi shënoi 35 pikë, rikuperoi 15 topa dhe dha 6 asiste.

Në ndeshjet e tjera, Brooklyn Nets triumfoi me shifrat 130-96 ndaj Utah Jazz, ndërsa Chicago Bulls fitoi me shifrat 108-111 në transfertën ndaj Portland Trail Blazers.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...