Basketboll

NBA/ Lakers turpërohen nga Timberwolves, Dallas fiton derbin teksan falë Luka Doncic

Pas dy fitoresh radhazi pas kohës shtesë te Los Angeles Lakers ndihet lodhja me skuadrën kaliforniane që u shkërmoq brenda në Staples Center nga Minnesota Timberwolves duke marrë një humbje turpëruese me shifrat e thella 83-107. Mungesa e LeBron James u ndje shumë këtë herë te 17-herë kampionët e NBA, pasi yjet e tjera të ekipit nuk arritën të bënin asgjë për të evituar këtë humbje. Lideri i miqëve nga Minneapolis ishte Karl Anthony-Toëns autor i 29 pikëve ndërkohë që te Lakers, Anthony Davis shënoi 22 pikë ndërsa Rusell Westbrook 20 pikë të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar disfatën e 6-të në 13 takime për skuadrën e Frank Vogel.

Vijoi ecurinë pozitive Brooklyn Nets që mori fitoren e 7-të në 8 ndeshjet e fundit pasi triumfoi përballë Neë Orleans Pelicans me rezultatin 120-112, në parketin e këtyre të fundit duke thelluar krizën e Pelicans që pësuan humbjen e 9-të rresht. Me 39 pikë 5 rebound dhe 12 asiste James Harden ishte më i miri mbi parket për skuadrën nju-jorkeze, ndërkohë që 28 pikë të tjera në këtë sukses i shtoi Kevin Durant.

Në derbin teksan festoi Dallas Mavericks. Falë paraqitjes fantastike të dyshes Luka Doncic-Kristaps Porzingis, Dallas triumfoi me shifrat 123-109 brenda në [email protected] Center të San Antonios duke marrë fitoren e 8-të në 12 takime, ndërsa Spurs humbjen e 8-të në po aq ndeshje. Thjeshtë fantastik slloveni Doncic me një triple-double teksa koleksionoi në total 32 pikë, 12 rebound dhe 15 asiste, ndërsa spikati edhe letonezi Porzingis me 32 pikë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency