Basketboll

NBA, Lakers “zhytet” në mediokritet, Toronto rimerr kreun në Lindje, Wade prek historinë!

Pa LeBron James, Los Angelos Lakers është shndërruar papritur në një skuadër mediokër. Në mungesë të yllit të tyre, kalifornianët pësuan disfatën e tretë radhazi në NBA, një humbje që erdhi me një rezultat të thellë dhe që djeg shumë në kampin e Lakers sepse nga një skuadër që luftonte për vendet e para në konferencën e Perëndimit ekipi i Luke Walton tashmë e sheh veten në pozita delikate dhe rrezikon shumë kualifikimin në play off. Në Minneapolis, 16-herë kampionët e NBA u shkërmoqën nga Minnesota Timberwolves me shifrat 108-86, në një sfidë ku shkëlqyen dy talentet e vendasve, Andrew Wiggins dhe Karl-Anthony Towns me nga 28 pikë secili ndërsa ky i fundit spikati edhe poshtë tabelës me plot 18 rikuperime. Te Lakers pikëshënuesi më i mirë ishte Stephenson me 14 pikë statistika këto që të bëjnë të kuptosh se skuadra kaliforniane pa mbretin James, Kyle Kuzman  dhe Rajon Rondon është një ekip pa cilësi.

Ndryshe nga Lakers mori një tjetër fitore Los Angelos Clippers që në Staples Center tregoi dhëmbët ndaj Orlando Magic duke triumfuar me shifrat 106-96 dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t në Perëndim. Më i miri mbi parket për Clippers ishte Harris me 28 pikë.

U ngjit sërish në krye të konferencës së Lindjes Toronto Raptors që kaloi pa probleme në Kanada, Indiana Pacers me rezultatin 121-106. Në mungesë të dy pikëshënuesve Leonard dhe Valanciunas, më të mirët mbi parket për Raptors ishin Noman Powell dhe Serge Ibaka.

Paraqitja e shkëlqyer e Rusell Westbrook që realizoi një tjetër triple-double duke arritur shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës, nuk ishte e mjaftueshme për Oklahoma City Thunder që u mposht në shtëpi nga Washington Wizards me rezultatin e thellë 98-116. Kryeqytetasit u udhëhoqën nga i përhershmi Bradley Beal autori i 25 pikëve, ndërsa në krahun tjetër Westbrook e mbylli ndeshjen me 22 pikë 13 asiste e 15 rikuperime.

Një fitore të lehtë me rezultatin e thellë 106-82 arriti Atlanta Hawks ndaj Miami Heat, por kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë nga Dwyane Wade pasi me 11 pikët 3 asistet dhe 4 rikuperimet që koleksionoi në këtë duel u bë basketbollisti i tretë në historinë e NBA pas Michael Jordan dhe LeBron James që arrin shifrën e 20 mijë pikëve, 5 mijë asisteve dhe 4 mijë rikuperimeve në karrierë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency