Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron 34 pikë në suksesin e Cavs, Bostoni humbet të dytën radhazi

Cleveland Cavaliers nuk mund të bënte dy hymbje radhazi. Pas disfatës në parketin e Milwaukee Bucks, LeBron James me shokë triumfuan 115 – 112 ndaj Chicago Bulls, që vinte në këtë përballje pas 7 fitoreve radhazi. “Cavs” djersitën shumë për këtë sukses të 12-të radhazi në shtëpi, me “Mbretin” James që si zakonisht ishte më i miri me 34 pikë, 9 asist dhe 6 rikuperime, ndërsa Kevin Love shtoi edhe 27 pikë të tjera për vendasit. Spikati në radhët e Bulls Lauri Markkanen me 25 pikë.

Nëse Cleveland rigjeti buzëqeshjen, nuk ndodhi e njëjta gjë me Boston Celtics, që pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë 102 – 93 ndaj New York Nicks. Shkëlqeu për njujorkezët Michael Beasly, i cili 28 nga 32 pikët e tij i realizoi në pjesën e dytë. Po 32 pikë shënoi edhe Irving për Celtics, por Beasley spikati edhe me 12 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Fitorja e pestë radhazi për Toronto Raptors, që iu imponua 114 – 109 Philadelphia 76ers. Një sukses me përmbysje, pas një disavantazhi prej 22 pikësh në periodën e tretë, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të DeMar DeRozan, që shënoi 45 pikë. Kyle Lowry kontriboi me 23 pikë për kanadezët, që regjistruan fitoren e 11-të në 12 ndeshje e fundit.

San Antonio Spurs dështoi 100 – 89 përballë Utah Jazz. Teksanët, që nuk kishin në dispozicion Green, Gasol dhe Ginobili, qëndruan gjatë gjithë kohës në disavntazh, pa mundur të realizonin përmbysjen. Protagonist në këtë sfidë Rodney Hood i Jazz me 29 pike. Fitore në finish për Phoenix Suns 97 – 95 ndaj Memphis Grizzlies, falë trepikëshit të Troy Daniels 17 sekonda para rënies së sirenës për përfundimin e takimit. Më i miri i ndeshjes rezultoi T.J. Warren me 27 pikë.

 

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Chicago Bulls 115-112

Philadelphia 76ers – Toronto Raptors 109-114

New York Knicks – Boston Celtics 102-93

Phoenix Suns – Memphis Grizzlies 97-95

Utah Jazz – San Antonio Spurs 100-89

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...