Basketboll

NBA, LeBron bën mbretin, Houston nuk fal, Utah “trondit” Oklahomën

LeBron James është thjeshtë i jashtëzakonshëm. Cleveland Cavaliers ashtu siç ka ndodhur shpesh në këto vitet e fundit në ndeshjet e rëndësishme i falet edhe njëherë yllit të saj për të barazuar në 1-1 serinë play-off ndaj Indiana Pacers dhe për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në gjysmëfinalet e konferencës. Në Quicken Loans Arena mbreti James u shfaq në superformë duke koleksionuar në total 46 pikë, 5 asiste dhe 12 rikuperime duke udhëhequr Cleveland drejt një suksesi të vështirë me shifrat 100-97 ndaj Indiana Pacers. Cavaliers zgjidhën gjithçka që në periodën e parë të cilën e mbyllën me një avantazh të frikshëm 33-18, megjithatë Indiana arriti të ngushtonte distancat por edhe pse 4 basketbollistë të Pacers realizuan një kuotë pikësh me dy shifra, James i ndihmuar edhe nga Kevin Love e Kyle Korver arriti të vendoste fatet e këtij takimi në favor të Cleveland. Tashmë seria mes tyre do të zhvendoset në Indianapolis me Indianën që do t’i luajë në shtëpi dy takimet e radhës. E çon në 2-0 serinë Houston Rockets. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt këtë herë e pati më të thjeshtë për të mposhtur Minnesota Timbeëolves. Në Toyota Center, teksanët triumfuan me shifrat e thella 102-82. Skuadra e Minneapolis e realizoi me sukses misionin për të bllokuar yllin e Rockets James Harden i cili në këtë sfidë realizoi vetëm 12 pikë por te Minnesota nuk i kishin bërë mirë llogaritë sepse harruan Chris Paul i cili more për dore Houstonin drejt suksesit të radhës duke realizuar 27 pikë, 8 asiste dhe 3 rikuperime. Objektivi i Houstoni tashmë është të mbyllë sa më shpejtë çështjen e kualifikimit madje skuadra e Mike D’Antonit do të tentojë të fitojë dy sfidat e radhës në Minneapolis për të menduar më pas për gjysmëfinalet e konferencës. Surprizon Utah Jazz. Skuadra nga Salt Lake City fitoi në Chesapeake Energy Arena duke barazuar 1-1 serinë ndaj Oklahoma City Thunder.  Mitchell me 28 pikë, Ricky Rubio me 22 dhe Derrick Favors me 20 lanë në hije Westbrook me shokë duke i dhënë fitoren 102-95, Utah që tashmë do të kërkojë të marrë avantazhin ndaj Oklahomës në ndeshjen e radhës që do ta luajë në shtëpi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency