Basketboll

NBA, LeBron James dhe Westbrook magjikë, Rockets eliminojnë Timberwolves

LeBron James, thjesht i magjishëm. “Mbreti” i Cavs u shfaq në versionin jashtëtokësor në përballjen e pestë të serisë me Indiana Pacers, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në 3-2, pas një sfide të mbyllur në mënyrën me spektakolare me rezultatin 98 – 95. Lederi i Clevelandit shënoi plot 44 pikë, dha 8 asiste dhe kontrolloi 10 topa nën tabelë, por, ç’është më e rëndësishmja, 3 sekonda para rënies së sirenës, kur tabela elektronike shënonte rezultatin e barabartë 95 – 95, fillimisht ndali Oladipon dhe pas pushimit, mori përsipër një gjuajtje të pabesueshme për tri pikë, që i çmendi të pranishmit në “Quicken Loans Arena”.

Cavaliers u gjendën në disavantazh në pjesën e parë, që u mbyll 49 – 56, por përmbysën gjithçka në periodën e tretë, ku realizuan thuajse dyfishin e pikëve të kundërshtarëve (32 – 17). Gjithsesi, Pacers nuk hoqën dorë nga fitorja deri në sekondat e fundit, por përballë të magjishmit James, që mbetet nja nga basketbollistit më të mirë të historisë së NBA, nuk mundën të bënin mrekullinë.

Po në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors fituan 108 – 98 ndaj Washington Wizards, duke marrë kryesimin e serisë në 3-2. Një përballje mjaft e luftuar në “Air Canada Centre”, të cilën vendasit e bënë të tyren vetëm në periodën e fundit, me DeMar DeRozan që shkëlqeu me 32 pikë, ndërsa për Wizards nuk mjaftoi John Wall, që për pak mund të kishte realizuar “triple double”, duke e mbyllur takimin me 26 pikë, 9 asiste dhe 9 rikuperime.

Houston Rockets siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, pasi iu imponuan 122-104 Minnesota Timberwolves me rezultatin e serisë që mbyllet në 4-1. 26 pikë dhe 15 rikuperime për Clint Capelan, ndërsa James Harden shënoi 24 pikë dhe kontrolloi 12 topa nën tabelë.

Qëndrojnë në garë Oklahoma City Thunder, pas suksesit 107–99 ndaj Utah Jazz me rezultatin e serisë që ngushtohet në 2-3. U desh një Russell Wesbrook stratosferik, për të mbajtur në lojë Thunder, me 29-vjeçarin që shënoi 45 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi 15 topa. Spikati gjithashtu edhe Paul George me 34 pikë, ndërsa më radhët e Jazz më të mirët rezultuan Crowder dhe Donovan, respektivisht me 27 dhe 23 pikë. Përballja e 6-të e serisë zhvendoset në parketin e Jazz.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency