Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron James i papërmbajtshëm, rekord pikësh(Video)

Dominues, i papërmbajtshëm, vendimtar. LeBron James i vetëm arrin të rikthejë në shina Cleveland falë paraqitjes sektakolare në sfidën kundër Washington të fituar me rezultatin 130-122. Skuadra nga Ohio nuk fitonte që prej 4 ndeshjesh por “Mbreti” James zhvilloi ndodhta ndeshjen më të mirë të karrierës së tij duke fshirë çdo tentativë sulmuese të skuadrës kryeqytetase për të marrë për dore ekipin e tij në një moment shumë delikat. 57 pikë, një rekord më vete me fanellën e Cleveland për LeBron në Washington, ndërsa Derrick Rose dhe Crowder u shfaqën mjaft mirë në rolin e linjave të dyta bashkë me Kevin Love, i cili po reflekton rritje në lojën e tij. Mbi të gjitha, në parket u pa skuadra e dy sezoneve më parë duke u mbrojtur me kujdes dhe duke sulmuar në çdo rast që i krijohej mundësia.

Ndërkohë, Atlanta Hawks po përjeton një krizë të thellë pas humbjes së tetë rresht në fushën e Houston 104-119. I përhershmi James Harden shënoi 29 pikë dhe 11 asiste duke u konfirmuar si një nga lojtarët më vendimtarë të NBA. Tashmë Houston arrin të konsolidojë pozitat në vendin e dytë të Perëndimit pas Clippers.

Fitore e rëndësishme edhe për Boston Celtics kundër Oklahoma City Thunder 101-94. Ky është suksesi i shtatë rresht për skuadrën nga Masaccusetts që edhe pse në disavantazhin e 18 pikëve arriti të rikuperonte terren falë paraqitjes pozitive të dyshes Irving- Al Horford.

New York Knicks nuk hasin vështirësi ndaj Phoenix Suns 120-107 ku Kristaps Porzingis me 37 pikë ishte njeriu i mbrëmjes, ndërsa Orlando Magic u thye nga Chicago Bulls 105-83. Justin Holiday me 19 pikë ishte lojtari kryesor në radhët e skuadrës nga Ilinois që këtë sezon shpreson te zona Play-off.

Moment shumë pozitiv edhe për Phliadelphia 76ers që në ” Wells Fargo Center” kaluan 121-110 Indiana Pacers me 31 pikë dhe 6 asiste të Redick.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...