Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron James me hap legjende, 44 pikë në fitoren e Cavaliers

LeBron James rezultoi sërish protagonist absolut në fitoren 111-102 të Cleveland Cavaliers përballë Boston Cetlics, me serinë e finales së Lindjes, që barazohet në 2-2. 44 pikë, 3 asiste dhe 5  rikuperime ishin statistikat e “Mbretit” të finalistëve të sezonit të kaluar, që u shfaq me prepotencë mbi parket që në fillim të përballjes, ndërsa Celtics gabuan shumë në fazën sulmuese, duke qenë të paaftë edhe në mbulimin e të plotfuqishmit të Clevelandit.

Vendësve u mjaftoi vetëm perioda e parë për të dominuar Bostonin, me Lebron që realizoi 11 nga 34 pikët e skuadrës së tij, ndërsa Celtics shënuan vetëm 16 pikë.

Cavs realizuan të njëjtin numër pikësh, 34, edhe në periodën e dytë, por diferenca në fund të pjesës së parë mbeti thuajse e njëjtë, +15  pikë, me tabelën elektronike që tregonte rezultatin 68–53.

Saktësia dhe potenca e LeBron James ishin të mjaftueshme që Cavs ta mbanin nën kontroll sfidën, përtej tentativave të Brown dhe Tatum për të përmbysur shifrat, madje Celevaland e uli disi ritmin në periodën e fundit, por pa e rrezikuar fitoren, të dytën e serisë, me 9 pikë diferencë, 111 – 102.

LeBron James vazhdon të shkruajë hisotrinë në NBA. Ai shndërrohet në basketbollistin që ka realizuar më shumë kosha pas sezonit të rregullt, duke kaluar edhe rekordin e Kareem Abdul-Jabbar. Një karrierë legjendare e 33-vjeçarit, që vetëm ndaj Bostonit në play off ka realizuar në total 1 107 pikë, 22 herë mbi 30 pikë dhe në 7 raste më shumë se 40 pikë. Vetëm në këtë sezon ka shënuar mbi 40 pikë në 6 ndeshje play off, një rekord ky i 18 viteve e fundit, duke barazuar Allen Iverson në vitin 2001 me Sixers. Më mirë se LeBron kanë bërë Jerry West me 8 ndeshje play off me me më shumë se 40 pikë në vitin 1965 dhe Michael Jordan me 7 takime në vitin 1989.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...