Basketboll

NBA, LeBron James nderon Cavaliers, DeRozan nuk mjafton për Raptors

Çfarë rivaliteti në çerekfinalet e Konferencës së Lindjes në fazës play off të NBA! Cleveland Cavaliers, falë “Mbretit” LeBron James, e barazuan në 2-2 serinë me Indiana Pacers, duke triumfuar 100 – 104 në “Bankers Life Fieldhouse” të  Indianapolisit. E sigurisht në një përballje kaq delikate “ylli” i Cavs duhej të merrte përgjegjësitë për të shmangur një tjetër humbje në këtë fazë, dhe në fakt dha gjithçka nga repertori i tij për të shmangur një tjetër disfatë që mund të rezultonte fatale.

James shënoi 32 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi plot 13 topa poshtë koshit, duke eklipsuar “yllin” e Pacers, Oladipo, që mundi të realizonte vetëm 17 pikë. Domantas Sabonis, djali i të madhit Arvydas Sabonis, rezultoi më i miri për Indianën me 19 pikë dhe 6 rikuperime, por që ishin të pamjaftueshme përballë fuqisë së LeBron James, i cili qëndroi plot 46 minuta e 8 sekonda mbi parket. Drithëruese perioda e fundit, me skuadrat që i morën disa herë kryesimin njëra-tjetrës, por në fund festa ishte për Cavs. Tashmë përballja e pestë e serisë zhvendoset në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.

Washington Wizards arrijnë të kthejnë gjithçka në baraspeshë me Toronto Raptors, pasi fituan 106 – 98 ndeshjen e katërt të Serisë në “Capital One Arena” të Washingtonit, duke barazuar 2-2. Funksoinoi në perfeksion dyshja Bradley Beal-John Wall me 58 pikë në total. Nëse Beal shënoi 31 pikë, Wall spikati veçanërisht me 14 asiste. Statistika këto që sfumuan paraqitjen e lojtarit më të mirë të Raptors, De Rozan, që i vetëm realizoi 35 pikë.

Kanadezët shfaqën sërish papjekuri, pasi kryesuan thuajse gjatë gjithë ndeshjes, madje edhe me +14 pikë në fillim të periodës së tretë, duke lëshuar gradualisht terren, derisa Wizards morën kryesimin në mesin e periodës së fundit, për të fituar në fund me 8 pikë diferencë. Edhe në këtë rast përballja e pestë e Serisë zhvendoset në “Air Canada Centre” të Torontos.

Milwaukee Bucks, të inspiruar nga Antetokounmpo, që shënoi 27 pikë, fituan me vështirësi 104 – 102 ndaj Boston Celtics, duke barazuar 2-2 serinë e çerekfinaleve në Lindje, ndërsa në Perëndim San Antonio Spurs i shtynë festën Golden State Warriors, falë suksesit 103 – 90 në “AT&T Center”, ku pavarësisht 34 pikëve dhe 13 rikuperimeve të Durant, te kampionët në fuqi u vuajt mungesa e Stephen Curry-t.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency