Basketboll

NBA, LeBron nderon kujtimin e Bryant, Doncic nuk mjafton për Dallas

Mbreti James shënoi 46 pikë, duke nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme kujtimin e legjendës së Lakers Kobe Bryant, pikërisht në ditën e përvjetorit të parë pa ish-kapitenin e famshëm të franchise-t kalifornian, që fitoi 5 tituj me “liqenorët” në mijëvjecarin e ri. Kampionët në fuqi regjistruan fitoren e tretë jashtë fushe në harkun e pesë ditëve dhe të dhjetën gjithsej larg Staples Center, në këtë edicion të NBA. Përvecse kryeson në Konferencën e Perëndimit me 14 fitore dhe vetëm 4 humbje formacioni i drejtuar nga trajneri Frank Vogel nuk njeh asnjë humbje në takimet larg shtëpisë dhe konsiderohet me diferencë edhe si ekipi më i mirë, përsa i përket ndeshjeve jashtë fushe. Pas Milëaukee Bucks dhe Chicago Bulls viktima e radhës për Lakers ishte ekipi I Cleveland Cavaliers. Franchise nga Ohio është duke bërë një figurë shumë të mirë përgjatë sezonit të rregullt, e në fakt edhe në duelin ndaj Lakers Cavs I mbajtën gjatë nën presion kampionët në fuqi.

Në Rocket Mortgage FieldHouse përpara 2.000 spektatorëve vendasit kthyen disavantazhin e plot 14 pikëve që kishin në periodën e dytë, për të hyrë në 12’ e fundit me avantazhin 89-87. Miqtë reaguan shkëlqyeshëm pas disavantazhit 98-97, për të shënuar tetë pikët e radhës dhe vazhdimi I takimit për Cleveland-in u shndërrua në një rrugë pa kthim. Përfundimisht Lakers triumfuan 115-108, duke rimarrë kryesimin si në Divizionin e Paqësorit ashtu edhe në Konferencën e Perëndimit, ndaj Los Angeles Clippers, që pozicionohen në vendin e dytë me 13 fitore e 4 humbje. Te Lakers shkëlqeu si në shumë raste pikërisht LeBron James. 36-vjecari nga Ohio e mbylli mbrëmjen ndaj ish-ekipit të tij me 46 pikë, 8 topa të rekuperuar dhe 6 asist, në 38’ lojë, ndërsa Anthony Davis e përfundoi takimin me 17 pikë e 10 rebound.

Në krahun tjetër spikatën Andre Drummond me 25 pikë e 17 topa të rekuperuar si dhe 25-vjecari turk Cedi Osman që realizoi 20 pikë gjithsej. 46 pikët e realizuara përfaqësojnë edhe kuotën më të lartë të pikëve të shënuara nga Mbreti James në këtë sezon, ndërkaq sfidën e radhës Lakers do ta kenë  në Philadelphia, pikërisht qytetin ku lindi I madhi Kobe Bryant. Ky është vetëm takimi i dytë i 36-vjeçarit në Cleveland që pas kalimit nga Cavaliers te Los Angeles Lakers, në vitin 2018, sidoqoftë kjo është ndeshja e dytë me më shumë pikë për Mbretin James me fanellën e “liqenorëve”, pas 18 nëntorit të vitit 2018 në Florida, kur LeBron ia doli mbanë për të realizuar plot 51 pikë ndaj ekipit të Miami Heat. Vlen të theksohet gjithashtu edhe fakti që LeBron James u bë lojtari më I madh në moshë që realizon minimalisht 40 pikë me fanellën e Lakers, që nga 13 prilli I vitit 2016, kur Kobe shënoi plot 60 pikë në takimin e tij të fundit në karrierë në NBA ndaj ekipit të Utah Jazz.

Brooklyn Nets vuajtën shumë për tre perioda, megjithatë në minutat e fundit ekipi i drejtuar nga trajneri i ri Steve Nash ia doli mbanë për të mposhtur Miami Heat me rezultatin 98-85. Në New York, në Barclays Center pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte basketbollisti i skuadrës finaliste të edicionit të kaluar Bam Adebayo, që e mbylli takimin me 26 pikë e 10 rebound. Veterani slloven Goran Dragic realizoi edhe 21 pikë të tjera, ndërsa treshja e madhe e Brooklyn-it shënoi 60% të pikëve të skuadrës. James Harden ndihmoi me 20 pikë, Kevin Durant kontribuoi me 20 pikë e 13 rebound, ndërsa Kyrie Irving e përfundoi takimin me 16 pikë e 8 topa të rekuperuar.

Ylli slloven Luka Doncic e mbylli mbrëmjen me triple–double, 35 pikë, 11 rebound e 16 asist në vetëm 39’ lojë, megjithatë ekipi i Denver Nuggets ia doli mbanë për të mundur Dallas Mavericks brenda në American Airlines Center me rezultatin 117-113. Michael Porter Jr. hyri në fushë si zëvendësues për të realizuar 30 pikë në dicka më pak se 28’ që qëndroi në parket, ndërsa gjiganti serb Nikola Jokic ndihmoi franchise-n nga Colorado me 20 pikë e 10 rebound. Po në të njëjtën mbrëmje në duelin Orlando Magic – Charlotte Hornets në treshen që drejtoi takimin bashkë me kryesorin Sean Ëright ishin edhe dy gjyqtare femra, Natalie Sago dhe Jenna Schroeder, gjithsesi në fund në Florida në Amëay Center përpara 3.167 spektatorëve Magic fituan sfidën 117-108, duke I shkaktuar franchise-t nga Karolina e Veriut humbjen e 5 në 6 ndeshjet e fundit të këtij edicioni.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency