Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron nuk mjafton, Lakers ëndërrojnë me Thomas

LeBron James nuk mjafton. Tjetër humbje për Cleveland Cavaliers e 25-ta sezonale, me skuadrën nga Ohio që u mposht në shtëpi në mënyrë surprizë nga Philadelphia 76-ers, me rezultatin 108-97. LeBron rezultoi basketbollisti më i mirë mbi parket me 30 pikë, 8 asiste dhe 9 rebound, por as paraqitja fantastike e këtij të fundit nuk i mjaftoi Cleveland-it, ndërkohë që skuadra nga Pensylvania në krahun tjetër iu fal lojës së mirë të treshes, J.J Reddick-Simmons-Embid të cilët të tre sëbashku realizuan 57 pikë, 16 asiste dhe 25 rebound. Me këtë fitore 76-ers hodhën një hap të sigurtë drejt kualifikimit në play-off. Shkëlqen edhe Los Angeles Lakers. Fitore e madhe për skuadrën kaliforniane nën shenjën e yllit të ri të ekipit Isaiah Thomas. Për të arritur suksesin e 4-t radhazi dhe për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në play-off, Lakers bënë ligjin brenda në American Airlines Arena të Miamit duke fituar përballë Heat-save me rezulatin e thellë 131-113. 29 pikët e Isaiah Thomas ishin shumë të rëndësishme për të udhëhequr 16-herë kampionët e NBA-së drejt suksesit të 27 sezonal ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri edhe Julius Randle, autori i 25 pikëve, po aq sa edhe Dwayne Wade për Miamin. Vijon momenti pozitiv për Portland Trail Blazzers. Skuadra nga Oregoni mposhti në Moda Center, Minnesota Timberwolves me rezultatin 108-99 në një përballje direkte për vendin e 3-të në Konferencën e Perëndimit. Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi për Portlandin që tashmë e kërcënon Minnesotan që renditet e treta, pasi Trail Blazzers numërojnë vetëm 2 fitore më pak por kanë edhe 3 ndeshje më shumë për të luajtur. Më i miri mbi parket për vendasit ishte i përhershmi Damian Lillard. Me 35 pikë, 4 asiste dhe 7 topa të kontrolluar poshtë tabelës, Lillard fitoi duelin personal me Karl Anthony Towns që gjithashtu bëri një paraqitje të shkëlqyer teksa koleksionoi në total 34 pikë, 2 asiste dhe plot 17 rebound.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...