Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/LeBron nuk mjafton, Lakers ndalen pas 14 fitoreve, “ok” Clippers

Prishet, më në fund, seria e fitoreve radhazi e Los Angeles Lakers (14), që pa Anthony Davis u mposhtën 105-103 në parketin e Indiana Pacers, me diferencën që u bë në minutat e fundit të periodës së katërt. Brogdon realizoi koshin që e çoi në +2 rezultatin (104-102) 30 sekonda para rënies së sirenës, ndërsa LeBron James gaboi në gjuajtjen për tri pikë, që mund t’u jepte fitoren kalifornianëve. Paraqitje shumë e mirë për Domantas Sabonis, që realizoi “double double”, 26 pikë e 10 “rebound”, ndërsa mbreti James për pak e mbylli me “triple double” (20 pikë, 9 asist dhe po 9 “rebound”).

Dështojnë Lekares, por fitojnë rivalët ndërqytetas, Los Angeles Clippers, që kaluan pa vështirësi 120-99 Phoenix Suns në “Staples Center”. 24 pikë u shënuan nga Paul George e 20 të tjera nga Kawhi Leonard, ndërsa për Suns më i miri rezultoi Kelly Oubre Jr. me 19 pikë.

Plot 60 pikë (nga 30 secili) realizoi dyshja Donovan Mitchell-Bojan Bogdanovic në suksesin e Utah Jazz 109-102 ndaj Orlando Magic, të cilëve nuk u mjaftuan 22 pikët e Augustin. Për Jazz ishte fitorja e tretë radhazi, ndërsa Magic regjistruan humbjen e katërt në pesë përballjet e fundit.

New York Nicks dhe Atlanta Hawks dhuruan spektakël në “Madison Square Garden”, me rezultatin përfundimtar 143-120 në favor të njujorkezëve, që u shfaqën një skuadër më solide. Nuk shërbeu për asgjë paraqitja e jashtëzakoshme e Trae Young, autor i 42 pikëve, ndërsa për Nicks spikati RJ Barrett me 27 pikë.

 

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Sacramento Kings 110-102

Indiana Pacers – Los Angeles Lakers 105-102

New York Knicks – Atlanta Hawks 143-120

New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 101-108 d.t.s

Utah Jazz – Orlando Magic 109-102

Los Angeles Clippers – Phoenix Suns 120-99

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...