Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ LeBron nuk mjafton për Lakers, Toronto e Miami fitojnë në transfertë

Los Angeles Lakers nuk po arrin t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive, pasi ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në “Staples Center” përballë një kundërshtari mjaft të fortë si Brooklyn Nets.

Këta të fundit konfirmojnë sërish momentin pozitiv, pasi dominuan tre fraksionet e para ndaj Lakers dhe ndonëse humbën pjesën e fundit, ia dolën të triumfojnë me rezultatin final 98-109, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

LeBron James ishte më i miri i ndeshjes në parketin e “Staples Center” me 32 pikë të shënuara, 8 rikuperime dhe 7 asiste, megjithatë kjo nuk mjaftoi që Lakers të shmangë humbjen, ndërsa për Nets bënë një ndeshje mjaft të mirë James Harden dhe Harris.

Pas tre humbjeve radhazi, Miami Heat është rikthyer te suksesi, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 110-118 në transfertën ndaj Sacramento Kings. Në parketin e “Golden 1 Arena”-s spikati Tyler Herro, që shënoi 27 pikë, ndërsa Miami zgjidhi gjithçka që në gjysmën e parë të ndeshjes.

Në harkun kohor të 8 ditëve Sakramento Kings pëson humbjen e 5-të radhazi, ndonëse të gjitha këto takime i ka zhvilluar në “Golden 1 Arena” në shtëpi dhe tani e sheh veten shumë larg zonës së Play Off-it.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Toronto Raptors ia doli të triumfojë me rezultatin 96-110 në transfertën ndaj Milwaukee Bucks. Në “Fiserv Arena” kanadezët mbajtën avantazhin gjatë gjithë kohës, falë edhe formës së mirë të dyshes Siakam-Powell, ndërsa greku i Bucks, Giannis Antetokounmpos nuk arriti të ngjitet në nivelin e pritshmërive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...