Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron rikthen Lakers te fitorja, buzëqeshin edhe Nuggets e Nets

Rikthehet LeBron James, rikthehet edhe Los Angeles Lakers te fitorja me skuadrën kaliforniane që hodhi shpejt pas krahëve humbjen ndaj Oklahoma City Thunder, duke regjistruar suksesin e 3-të sezonal pasi mposhti me rezultatin 113-101 në Staples Center Cleveland Cavaliers. Mbreti James ishte më i miri mbi parket për Lakers me 26 pikë 3 rebound dhe 8 asiste ndërkohë që një paraqitje për t’u vlerësuar bëri edhe Carmelo Anthony i cili në vetëm 24 minuta lojë shënoi 24 pikë. Përsa i përket yjeve të tjerë të 17-herë kampionëve të NBA, Westbrook u mjaftua me 19 pikë në këtë sukses ndërsa Anthony Davis shtoi 15 pikë të tjera. 2 humbje radhazi ishin shumë për Denver Nuggets ashtu si dhe 3 fitore për Dallas Mavericks me skuadrën nga Colorado që triumfoi lehtësisht në sfidën ndaj ekipit nga Texasi me rezultatin e thellë 106-75.

Një ndeshje e fituar falë forcës së grupit me Barton që ishte më i miri mbi parket për Denverin me vetëm 17 pikë të realizuara ndërkohë një paraqitje shumë poshtë pritshmërive ajo e yllit slloven të Mavericks Luka Doncic i cili e mbylli ndeshjen me 16 pikë 6 rebound dhe 4 asiste. Falë formës së shkëlqyer të treguar nga dy yjet e ekipit James Harden dhe Kevin Durant mori një fitore me peshë Brooklyn Nets e treta në këtë sezon pasi mposhti në Barclays Center Indiana Pacers me rezultatin 105-98. Harden koleksionoi në total 29 pikë 8 rebound dhe 8 asiste ndërkohë që Kevin Durant spikati me 22 pikë, 11 rikuperime poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...