Basketboll

NBA/LeBron shkëlqen me “triple double”, 47 pikët e Lillard nuk mjaftojnë për Blazers  

Vetëm tri përballje në NBA, por të mjaftueshme për të ofruar spektalin e zakonshëm në kampionanit më të bukur të basketbollit në glob. E hapin mbrëmjen Los Angeles Lakers, që me një LeBron James që bën diferencën mbi parket iu imponuan 113-128 Brooklyn Nets të Kyrie Irving. “Mbreti” i NBA-së e mbylli takimin me “triple double”, 27 pikë, 12 “rebound” dhe 10 asiste, ndërsa Anthony Davis e Dwight Howard realizuan “double double” secili, i pari 16 pikë e 11 “rebound” dhe i dyti 14 pikë e 12 “rebound”. Irving ishte më i miri në radhët e Nets me 20 pikë.

Fituan edhe Washington Wizards, 112-124 në shtëpinë e Cleveland Cavaliers në një sfidë mes dy ekipeve që nuk kanë më pretendime për këtë sezon, pasi renditen larg zonës play off. Luan një ndeshje të madhe Bradley Beal, autor i 36 pikëve, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me Colin Sexton të Cavs, që regjistroi 29 pikë.

Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Dallas Mavericks, të shtyrë nga 27 pikë dhe 9 asiste të Luka Doncicit, kaluan Portland Trail Blazers në Oregon me rezultatin 133-125. Nuk vlejti për asgjë paraqitja jashtë normales e Damian Lillard, autor i 47 pikëve, 6 “rebound” e 8 asisteve. Teksanët, edhe pse jemi në mes të sezonit, tashmë e kanë të prenotuar një vend në fazën play off, ndërsa Blazers duhet të luftojnë ende shumë për të arritur vendin e tetë në Perëndim.

Rezultatet:

Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets 128-113

Washington Wizards – Cleveland Cavaliers 124-112

Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers 133-125

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency