Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA: Lebron shuan dyshimet, nuk kam ndër mend të tërhiqem!

38 vite dhe të mos i ndiesh…! Të paktën nuk i ndien Lebron James. “Ylli” i Lakers ka konfirmuar se, tani për tani, nuk ka asnjë synim që ta mbyllë me basketbollin.

E bëri të ditur gjatë rastit të marrjes së një çmimi nga grupi audioviziv ESPN:

“Nuk më intereson sa pikë të tjera do të shënoj dhe se çfarë do të jem në gjendje të bëj ende në fushë. Pyetja e vetme që i bëj vetes është: A mund të luaj ende pa u shtirur? Ditën që nuk do të mund të jap asgjë, do të jetë fundi i karrierës sime.

Jeni me fat që ajo ditë nuk është sot, pasi kam ende shumë për t’i dhuruar kësaj loje”.

Në fund të majit, pas eliminimit të Lakers në finalet e Konferencës së Lindjes nga Denveri, që i shkatërroi 4-0, James kishte vënë në dyshim të ardhmen e tij, mendime këto të lidhura natyrisht me atë zhgënjim të thellë.

Lexo edhe: 

LeBron, që ka kontratë me Lakers deri në 2025, është i impenjuar duke dhënë kontributin e tij edhe me rritjen e djemve, veçanërisht të 18-vjeçarit Bronny, që sezonin e ardhshëm do të luajë në NCAA me skuadrën e kolegjit të Kalifornisë dhe që mund të jetë i disponueshëm për draftin e NBA-së në 2024.

Stërvitja e tij e ndihmon të mbajë gjallë entuziazmin, me James që deklaroi: “E dini se çfarë më shtyn vit pasi viti? Është kur shoh fëmijët e mi dhe skuadrat e tyre. Kur i shoh më ringjallin motivimin për të cilin luaj, dashurinë e pastër për këtë sport”.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...