Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ LeBron udhëheq Cavs-at, Houston e Golden State nuk ulin ritmin

Ndonëse e ka siguruar kualifikimin për në Play Off, Houston Rockets nuk ka ndërmend të ulë ritmin, teksa mbrëmjen e djeshme ka marrë një fitore spektakolare ndaj New Orleans Pelicans, me rezultatin 101-107. Harden shkëlqeu për kryesuesit e Konferencës së perëndimit, me 32 pikë, 8 asiste dhe 10 rikuperime, ndërsa Houston dominoi 3 fraksionet e para të përballjes, duke ulur disi ritmin vetëm në pjesën e fundit.

Edhe kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors e kanë siguruar kualifikimin për në Play Off, ndërsa mbrëmë dhuruan një paraqitje mjaft të bukur, duke u rikthyer te fitorja. Ndaj Phoenix Suns, Warriors e morën lehtë takimin dhe humbën gjysmën e parë, por në dy periodat e tjera u rikthyen fuqishëm dhe arritën të marrin fitoren e thellë 109-124. Vlen të evidentohet se lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall basketbollisti i Phoenix, Jackson me 36 pikë, 4 asiste dhe 6 rikuperime.

Portland Trail Blazers vijon me shpejtësi rrugën drejt sigurimit të kualifikimit në Play Off, teksa mbrëmë ka siguruar fitoren e 12 radhazi, duke mposhtur Detroit Pistons me rezultatin 100-87. Lillard shkëlqeu në këtë takim, me 24 pikë të shënuar, 8 asiste dhe 7 rikuperime.

LeBron James ‘mori sërish për dore’ Cleveland Cavaliers në sfidën ndaj Chicago Bulls, duke i dhënë fitoren 109-114. Ylli amerikan shënoi 33 pikë, 12 asiste dhe 12 rikuperime në një sfidë që rezultoi më e komplikuar sesa pritej për Cavs, të cilët tashmë janë shumë pranë kualifikimit në Play Off.

San Antonio Spurs mori fitoren e 3-të radhazi, duke mposhtur 117-101 Minnesotan, falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të Altridge, që regjistroi 39 pikë, 2 asiste dhe 10 rikuperime. Fitore morën edhe New York Knicks ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 124-101 dhe Washington Wizards ndaj Indiana Pacers me shifrat 109-102.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...