Basketboll

NBA/Lillard fiton duelin me Westbrook, DeRozan shkëlqen me San Antonion

U luajtën gjashtë ndeshjet e radhës në NBA e sigurisht sfida që tërhiqte vëmendjen kryesore ishte ajo mes Houston Rockets dhe Portland Trail Blazers, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 112-125. Duel i pazakontë brenda sfidës mes Russell Westbrook dhe Damian Lillard. I pari shënoi 39 pikë e kontrolloi 10 topa, por ai që festoi në fund ishte “ylli” i Blazers, autor i një “triple double”: 36 pikë, 10 “rebound” e 11 asiste.

U nevojit koha shtesë për të përcaktuar fituesin në përballjen mes Indiana Pacers dhe Chicago Bulls. Në “Life Fieldhouse” të Indianapolisit festuan vendasit me rezultatin 115-106. Paraqitje e mirë e Victor Oladipos, që kthehej mbi parket pas thuajse një viti në radhët e Pacers.

Ndërkohë Kyrie Irving fitoi duelin me Derrick Rose, duke ndihmuar Brooklyn Nets të triumfonin 125-115 ndaj Detroit Pistons. 20 pikë, 5 “rebound” e 5 asiste ishin statistikat e ish-basketbollistit të Cavs dhe Celtics, gjithsesi, sa u përket pikëve më i mirë rezultoi Dinwiddie me 28 pikë.

Memphis Grizzlies dominuan New York Knicks me rezultatin 127-106, me një tjetër paraqitje mbresëlënëse të “rookie”-t Ja Morant, që shënoi 18 pikë dhe dha 10 asiste.

120-100 triumfoi Oklahoma City Thunder në parketin e Sacramento Kings, ku spikati Schroeder me 24 pikë e 9 asiste, ndërsa Dort shtoi edhe 23 pikë të tjera për teksanët.

Surprizon Utah Jazz, që nuk e konfirmoi formën e mirë përballë skuadrës San Antonios më të dobët të 23 viteve të fundit, duke humbur 127-120 në “AT&T Center”, ku skenën e rrëmbeu DeMar DeRozan me plot 38 pikë.

 

Rezultatet:

Chicago Bulls – Indiana Pacers 106-115

Detroit Pistons – Brooklyn Nets 115-125

Memphis Grizzlies – New York Knicks 127-106

Utah Jazz – San Antonio Spurs 120-127

Houston Rockets – Portland Trail Blazers 112-125

Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 120-100

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency