Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Lillard “magjik”, 61 pikë në suksesin e Portland, Milwaukee rikthehet te fitorja

Në “The Arena” të Orlandos u zhvillua një nga sfidat më spektakolare në NBA, ku përballë u vunë Dallas Maverick dhe Portland Trail Blazers, ndërsa në fund “buzëqeshën” këta të fundit që arritën të fitojnë me shifrat 131-134.

Damian Lillard ishte fantastik në këtë sfidë, pasi arriti të shënojë plot 61 pikë, ose 45.5 % të totalit të pikëve të shënuar nga Trail Blazers, ndërsa gjithashtu ia doli të rikuperojë 5 topa dhe të japë 5 asiste, duke kompletuar një mbrëmje magjike.

Portland mori kontrollin e lojës që në fraksionin e parë, të cilin e fitoi me 7 pikë diferencë, ndërsa reagimi i Dallas në pjesën e tretë të ndeshjes vetëm sa rihapi takimin, pasi nuk ndryshoi dot fatin e tij.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Portland Trail Blazers, që ruan pozitat në zonën Play Off në renditjes në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Dallas Maverick pëson humbjen e dytë në 5 sfidat e fundit të zhvilluara.

Po në të njëjtin parket, Sacramento Kings triumfoi me shifrat 112-106 përballë New Orleans Pelicans. Të udhëhequr nga Harrison Barnes, që shënoi 25 pikë, rikuperoi 8 topa dhe dha dy asiste, Kings ndalën serinë prej dy humbjeve radhazi dhe iu larguan disi fundit të tabelës së renditjes.

Në Konferencën e Lindjes kryesuesit e Milwaukee Bucks vinin pas dy humbjeve radhazi, që gjithsesi nuk ua rrezikonin vendin e parë, por ia dolën të reagojnë dhe të fitojnë me shifrat 113-116 përballë Washington Wizards.

Brook Lopez dhe Sterling Brown ishin protagonistët e suksesit të Milwaukee Bucks, që dominoi në tre fraksionet e para të lojës dhe lëshoi disi në pjesën e fundit, por pa vënë për asnjë moment në diskutim fitoren përballë Wizards.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...