Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Los Angeles rikthehet të buzëqeshë, Lillard fantastik për Portland

Los Angeles Lakers nuk fitonte prej dy ndeshjesh radhazi në NBA, ndërsa ambienti ishte bërë edhe më i zymtë me ndarjen nga jeta në mënyrë aksidentale të legjendës së skuadrës dhe basketbollit, Kobe Bryant.

Megjithatë skuadra bëri reagimin e duhur në transfertën ndaj Sacramento Kings, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 113-129 dhe të konsolidojë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Lakers e nisën vrullshëm sfidën dhe arritën të shkëputen me 22 pikë që në fraksionin e parë, ndërsa në pjesën e mbetur të lojës patën detyrë vetëm të menaxhojnë avantazhin e konsiderueshëm që krijuan.

Sfida mes dy skuadrave në krizë rezultatesh këtë sezon në NBA, Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors, përfundoi me fitoren bindëse të këtyre të fundit, me shifrat 112-131.

Fraksioni i parë ishte i balancuar ndërsa dy pjesët e tjera folën qartazi në favor të Warriors. Veçanërisht special për miqtë ishte fraksioni i tretë të cilin e fituan me shifrat e thella 19-44, ndërsa ndonëse Cavs u zgjuan në fund, nuk mundën të bëjnë asgjë për të shmangur humbjen.

Portland Trail Blazers vijon ngjitjen në renditje, teksa sot mori fitoren e katërt radhazi me shifrat 214-104 përballë Utah Jazz, në një sfidë ku protagonist i vërtetë ishte Damian Lillard me plot 51 pikë të shënuara, 2 rikuperime dhe 12 asiste.

Në “Moda Center” të Portlandit, vendasit vuajtën disi vetëm në fraksionin e parë, të cilin e humbën me një pikë diferencë, ndërsa më pas morën kontrollin e lojës dhe krijuan shkëputjen e nevojshme për të mos rrezikuar asnjëherë fitoren.

Nuk zhgënjeu as Boston Celtics që mposhti me rezultatin 116-105 Philadelphia 76ers në sfidën e zhvilluar në “TD Garden”. Vendasit ishin superiorë në 3 nga katër pjesët e lojës, ndërsa 76ers reaguan mirë vetëm në fraksionin e dytë, që gjithsesi ishte i pamjaftueshëm për të shmangur humbjen.

Në sfidat e tjera Dallas Mavericks triumfoi 123-100 ndaj Atlanta Hawks, Washington Wizards mposhti 113-107 Brooklyn Nets dhe San Antonio Spurs fitoi me shifrat e thella 114-90 përballë Charlotte Hornets.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...