Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, mbrëmja e Stephen Curry-t, Warriors fitojnë edhe të dytën me Cavs

Golden State Warriors nuk bëjnë bëjnë dy gabime radhazi. Kampionët e Perëndimit, pasi fituan ndoshta edhe me fat në kohën shtesë sfidën e parë finale me Cleveland Cavaliers, në të dytën, sërish në “Oracle Arena”, nuk e vunë në asnjë moment në diskutim suksesin. Skuadra e Steve Kerr realizoi koshin e parë  të përballjes dhe deri sa ra sirena për përfundimin e takimit qëndruan gjithmonë në epërsi, duke fituar 122-104 dhe çuar në 2-0 avantazhin e serisë së finales së madhe me rivalët e Lindjes.

Kur Lebron James nuk mjaftoi për Cavs kur shënoi 51 pikë në përballjen e parë, është e kuptueshme se me 29 pikë, 13 asiste dhe 9 rikuperime në të dytën, që gjithsesi mbeten statistika prej kampioni, ishte shumë pak.

Në Oakland “mbreti” i mbrëmjes ishte Stephen Curry, me 33 pikë, 8 asiste dhe 7 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa Kevin Durant nuk u sforcua aspak, duke shënuar vetëm 26 pikë për Warriors. Cavs e kuptuan se nuk mund të bën asgjë 8 minuta para përfundimit të takimit, kur Steph realizoi një trepikësh nga 9 metra, duke e çuar në +14 diferencën, 103–89. Minutat e fundit u luajtën thjesht për statistikë, sepse vendësit, të çliruar psikologjikisht, shkuan deri +23 pikë, për të fituar në fund me 19 pikë më shumë.

Tashmë dy betejat e radhës do të zhvillohen në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, aty ku LeBron James me shokë duhet të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe të shmangin presionin psikologjik të dy humbjeve të para, për të mbajtur të gjalla shpresat për një triumf të mundshëm ndaj skuadrës që po dominon basketbollin amerikan në sezonet e fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...