Basketboll

NBA/ Mbrëmje e keqe për të mëdhenjtë, rikthehen te suksesi Lakers

Në mbrëmjen e NBA, Los Angelos morën një fitore të çmuar që i jep fund serisë negative prëj 3 humbjeve radhazi në transfertë duke u imponuar 99-94 ndaj Portland Trail Blazers. Sërish pa Lebron James që mungonte për të 4-ën ndeshje radhazi, Lakers ja dolën t’i mbyllnin llogaritë e sfidës me një rezultat të pjesëshëm 10-5 në thuajse 3 minutat e fundit të sfidës pasi Portland ishte kthyer në garë dhe kërcënonte ta fitonte. Një impakt të mirë realizues pati Anthony Davis , 30 pikë , të cilave ju shton edh15 rikuperime.

Megjithatë në pjesën e parë ishte sidomos Carlemo Antohny ai që mbajti në këmbë skuadrën, duke realizuar 24 pikë dhe 8 rikuperime kundër ish skuadrës së tij. Në krahun tjetër 30 pikët e Norman Poëell nuk mjaftuan për të evituar knock outin e 5-të në 6 ndeshjet e fundit të Blazers.

Disfata të rënda ndërkohë për disa nga skuadrat më të mira të Ligës, Brooklyn Nets pësuan humbjen e 6-të radhazi, duke u mposhtur 112-101 nga Sacramento Kings. Ishte një ndeshje ku Kings rikuperuan dhe përmbysën Brooklun, Tyrse Hailburton shënoi 7 nga 12 pikët e tij në finalen e takimit, duke e mbyllur me numra dyshifrorë, pasi ju shtoi edhe 11 asiste që armatosën duart e Harrison Barnes që shënoi 19 pikë, dhe Buddy Hield e Cavion Mitchell me nga 18 pikë për kokë. Pikëshënuesi më i mirë për Nets-at ishte Nic Claxton, 23 pikë e 11 rikuperime dhe i dyti James Johnson me 18 pikë, pavarësisht prezencës në fushë si të Kyrie Irving dhe të james Harden që shënoi vetëm 4 pikë.

Gjithsesi disfata më e bujshme e mbrëmjes ishte në skenën e Dallas, ku Oklahoma ndali momentin pozitiv të Marverikcs, duke i mposhtur 114-120 në kohën shtesë edhe pse ju desh të bënte pa Shai Gilgeous-Alexander. Pasi kishin shpërdoruar 12 pikë avantazh në fillim të periodës së katërty, miqtë ja dolën të barazonin llogaritë me Kenrich Williams, 7.5 sekonda nga sirena e fundit, për ta cuar takimin në shtesë, duke i rezustuar edhe goditjes në sirenë të gabuar nga Luka Doncic. Ky i fundit e mbylli me 40 pikë dhe 12 asiste. 23 pikët e Reggie Bulloc dhe 20 të Jalen Brunson nuk evituan disfatën e dytë radhazi. Për Thunders 14 pikë radhazi nga 17 që u shënuan në shtesë ishin të Lu Dort.

Ndalet dhe Philadelphia 76-ers që humbi në shtëpi 103-106 kundër Washington Wizards duke dështuar në misionin për të kapur kryesimin e Konferencës së Lindjes. Joel Embiil e mbylli me 27 pikë dhe 14 rikuperime, duke gabuar dhe disa gjuajtje të lehta teksa u ndal nga Kyle Kuzma në një aksion që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit. Ndërpritet në këtë mënyrë pas 5 fitoresh radhazi momenti pozitiv i Sixers. Wizards u udhëhoqen nga triple-double i parë i karrierës i Spencer Dinwiddie, që e mbylli me 14 pikë, 12 rikuperime dhe 10 asiste, për t’i shtyrë të tijtë drejt një fitoreje të rëndësishme ku shërbyen së tepërmi edhe 24 pikët e Kuzma, ndërsa Montrezl Harrell shënoi 14 duke ardhur nga stoli.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency