Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, mbrëmje “horrror” për Oklahoman, nuk ndalen “Raketat” (Foto)

MINNEAPOLIS, MN - OCTOBER 27: Jimmy Butler #23 and Karl-Anthony Towns #32 of the Minnesota Timberwolves during the game against the Oklahoma City Thunder on October 27, 2017 at Target Center in Minneapolis, Minnesota. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2017 NBAE (Photo by David Sherman/NBAE via Getty Images)

Mund të kishte përfunduar në tragjedi por për fat të mirë nuk ndodhi asgjë dhe skuadra është shëndoshë e mirë. Oklahoma City Thunder kaloi një nga mbrëmjet më të errëta të vitve të fundit teksa humbi në fushën e Minnesota Timberwolves 119-116 por rrezikoi të përfundonte edhe më keq. Stafi i klubit publikoi një foto gati gati të pabesueshme me hundën e avionit tërësisht të shkatërruar. Pas disfatës në Mineapolis, ekipi u nis drejt Chicagos për ndeshjen e radhës dhe në aeroportin e Ilionois ata kanë vënë re që hunda e mjetit fluturues ishte shkatërruar gjatë fluturimit. Nuk është ende e qartë çfarë a ndodhur në ajër, por klubi ka reaguar menjëherë duke kërkuar nga NASA që të sqarojë situatën duke theksuar gjithashtu se asnjë nga lojtarët nuk ka pësuar dëmtime.

 

Në ndeshjet e tjera, Golden State kaloi 120-117 Washington Wizards. Ky është suksesi i tretë rresht për kampionët në fuqi që kthyen në favor disavantazhin falë paraqitjes spektaklare të Kevin Durant me 31 pikë 11 ribaunde dhe 6 asiste. “Splash Brothers” Curry dhe Durant shtuan gjithashtu 38 pikë në total, ndërsa kryeqytetasit nuk arritën të triumfonin edhe pse dyshja Porter-Wall shënoi më shumë se 40 % të pikëve për skuadrën e tyre. Një tjetër humbje të hidhur pëson Atlanta ndaj Denver. Edhe pse komandoi pothuajse gjithë ndeshjen, skuadra nga Georgia u thye 100-105. Kjo është humbja e pestë rresht për Hawks që kanë hyrë në një spirale të rrezikshme duke u larguar shumë me zonën play off edhe pse sezoni i rregullt mbetet ende shumë i gjatë.

James Harden mendon sërish për të udhëhequr Houston Rockets. “Triple Double” e parë e sezonit për mjekërroshin erdhi në ndeshje  ndaj Charlotte ku skuadra teksake u imponua bindshëm 109-93. Mbrojtja e hekurt e skuadrës së Mike D’Antoni dha sinjale pozitive në një mbrëmje pa shumë telashe për “Raketat” ku Harden shënoi 27 pikë, 11 asiste dhe 10 ribaunde, ndërsa në krahun tjetër, Hornets nuk u shfaqën asnjëherë të rrezikshëm me Kemba Walker që e mbylli mbrëmjen me 26 pikë. Mbrëmja e së premtes solli edhe humbjen e parë seznale për San Antonio Spurs që u dorëzua në Orlando 114-87. Një disfatë e thellë për ekipin e Popovich që e mbylli pjesën e parë me pothuajse gjysmën e pikëve të skuadrës nga Florida. Aldridge regjistroi 20 pikë por mungesa e Kawhi Leonard fillon të ndihet në radhët e Spurs-ave. Fitore e madhe e Torontos në Los Angeles ndaj Lakers 101-92 me një pjesë të dytë perfekte për kanadezët që kthyen disavantazhin dhe morën kryesimin duke mbyllur me sukses një ndeshje ku ishin pothuajse të humbur.  DeRozan dhe Kyle Lowry frymëzuan Raptors në këtë fitore, ndërsa në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Neë York regjistroi suksesin e parë sezonal pasi kaloi në derbi Brooklyn Nets 107-86.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...