Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, mbrëmje surprizash, bien Toronto e Lakers, befason Miami Heat!

Emocione, spektakël dhe surpriza në mbrëmjen e NBA. Spikat mbi të gjitha disfata e kryesuesve të Konferencës së Lindjes, Toronto Raptors.Skuadra kanadeze u mund 95-86 nga Denver Nuggets, ndeshje ku loja e të dyja skuadrave ishte me luhatje.Jokic me 26 pikë bëri diferencën në fushë për Denver, ndërsa 29 pikët e 14 rebound të Leonard për Toronton mbetën thjeshtë për statistika. Gjithsesi deri diku kjo është një humbje e pranueshme për Raptors pasi përballë kishin skuadrën që kryeson konferencën e Perëndimit edhe pse në mënyrë surprizë.

Humbet edhe skuadra e Los Angeles Lakers, që u mposht 128-110 nga Washington Wizards brenda në kryeqytet, takim që u dominua nga basketbollistët vendas të cilët merituan fitoren.John Wall me 40 pikë e 14 asiste ishte lideri mbi parket për Washington, ndërsa në krahun tjetër LeBron James zhgënjeu totalisht pasi e mbylli me 13 pikë, duke mos qenë në një mbrëmje të mirë.

Fitore në transfertë për Miami Heat, që mposhti 102-96 New Orleans Pelicans, sfidë ku miqtë patën gjithnjë diktatin e lojës nën kontroll. Anthony Davis, me 27 pikë e 12 rikuperime ishte më i miri për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Miamin u dalluan Richardson me 22 pikë e Ëade me 19.

Pa probleme fiton Philadelphia 76ers, që mposhti 128-105 nënkampionët e Cleveland, sfidë e vendosur në pjesën e dytë në favor të miqve falë edhe 24 pikëve të realizuara nga Joel Embiid dhe 22 të tjera të Simons. Fiton edhe Sacramento Kings që mundi 120-113 Dallas Mavericks për meritë të dyshes Hield-Fox që të dysëbashku realizuan 56 pikë, ndërsa Indiana triumfoi 110-99 ndaj New York, takim ku diferencën në fushë e bënë Oladipo me 26 pikë e Turner me 24.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...