Basketboll

NBA, Memphis i prish festën Parker-it, Golden State prek fundin, Toronto “bie” ndaj Clippers

Memphis Grizzlies i prish festën francezit Tony Parker. Në mbrëmjen që San Antonio tërhoqi fanellën me numër 9 të cilin Parker e mbajti veshur nga viti 2001 deri në 2018-ën duke fituar edhe 4 herë titullin e NBA me këtë skuadër. Në AT@T Center Spurs u mposhtën me rezultatin e ngushtë 109-113. Për skuadrën teksane kjo ishte humbja e 5-të në 10 ndeshje dhe e 4-ta në 5 ndeshjet e fundit. Dillon Brooks dhe Jaren Jackson ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për miqtë nga Tenessee pasi të dy sëbashku realizuan 45 pikë duke udhëhequr Memphis drejt fitores së 3-të sezonale. Me një James Harden monstruoz dhe një Rusell Ëestbrook në formë shumë të mirë, Houston Rockets mori fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi në transfertën ndaj Neë Orleans Pelicans me shifrat 116-122. 39 pikë realizoi mjekëroshi Harden në këtë sukses ndërkohë që Westbrook e mbylli sfidën me 26 pikë 5 rebound dhe 4 asiste. Vazhdon kriza e Golden State Warriors që pa dyshen Curry-Thompson e ka të pamundur të ringrihet teksa pësoi humbjen e 4-t rresht pasi u mposht brenda në Oakland me rezultatin 108-122 nga Utah Jazz. Është vërtetë e çuditshme por pas 11 ndeshjeve të para Warriors pozicionohen në vendin e fundit të konferencës së Perëndimit me 2 fitore dhe 9 humbje. Pas triumfit ndaj Los Angeles Lakers, kampionët në fuqi të Toronto Raptors nuk arritën të bënin të njëjtën gjë duke u mposhtur këtë herë në Staples Center nga Los Angeles Clippers me rezultatin 98-88. Ishi i madh i sfidës Kaëhi Leonard iu afrua shumë triple-double edhe pse pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte Lou Williams me 21 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency