Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Miami dhe Philadelphia nuk ndalen, fiton edhe Portland

Ishin vetëm 4 sfidat në mbrëmjen e NBA por emocionet dhe spektakli nuk munguan. Dueli më i luftuar ishte ai që u zhvillua në American Airlines Arena të Miamit, aty ku Heats mposhtën pas kohës shtesë me shifrat 135-121 Atlanta Hawks. Për të udhëhequr Miamin drejt fitores së 3-të radhazi dhe të 18-ës sezonale mendoi treshja Nunn-Robinson-Adebayo. I pari rezultoi pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 36 pikë ndërkohë që Adebayo ishte thjeshtë fantastik me një triple-double prej 30 pikësh 11 rikuperimesh poshtë tabelës dhe 11 asisteve.

Skuadra nga Georgia rezistoi shumë mirë në 4 periodat e kohës së rregullt të cilat u mbyllën në barazim 117-117, por Miami në 5 minutat e shtesës bëri vërtetë diferencën dhe falë një rezultati të pjesshëm 18-4, fitoi bindshëm ndeshjen. U rikthye te suksesi pas 2 humbjesh, Portland Trail Blazzers. Në Moda Center të Oregonit, Damian Lillard realizoi 31 pikë në suksesin 115-87 të Portland ndaj Neë York Knicks. Paraqitje pozitive edhe Carmelo Anthony-t ndaj ish-skuadrës së tij, me Melon që realizoi 16 pikë.

Vijon forma e mirë e Philadelphia 76-ers që mori fitoren e 8-të në 10 ndeshjet e fundit, falë suksesit 97-92 ndaj Denver Nuggets që në krahun tjetër vazhdon rënien e lirë. Për 76-ers më i miri mbi parket ishte i përhershmi Joel Embiid autori i 22 pikëve por edhe 10 rebound-eve dhe 6 asisteve. Një fitore të rëndësishme mori edhe Charlotte Hornets që kaloi me rezultatin 114-107 Washington Wizards.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...